Histori

65 milion vite para Krishtit / Dita kur njeriu çlirohet nga konkurenti i tij më i madh

Seria: 100 ditët që ndryshuan historinë

Screen Shot 2016-03-07 at 10.59.14

Po sikur meteori që shkatërroi dinosaurët 65 milionë vjet më parë, të mos e kishte prekur Tokën? Si do të kish qenë, nëse lumi i historisë nuk do të kish ndërruar drejtim në këtë ditë, me një forcë brutale? Përgjigja është pakëz trazuese për qeniet njerëzore: Sot nuk do të ishim asgjë më shumë se sa brejtës disa centimetërsh. Do të fshiheshim në gropa të vogla në tokë, kur Toka të trundej nën peshën e tufave të brontosaurëve.

Kështu që, dita kur meteori goditi Gadishullin Yucatan është më e rëndësishmja në historinë e njerëzimit, sipas fizikanit të njohur Freeman Dyson i Universitetit të Princetonit: “Ky meteor lejoi që paraardhësit tanë primatë të zhvilloheshin në qenie inteligjente dhe më pas të vazhdonin e të dominonin planetin”.

Në kohën e dinosaurëve gjitarët ekzistonin, por ata thjeshtë rinin në qoshe. Cuditërisht, nuk ishin dinosaurët mishngrënës armiqtë e tyre më të mëdhenj, por bimëngrënësit. Titanë si brontosaurët konsumonin kaq shumë gjethe dhe rrënjë, saqë nuk mbeteshin mjaftueshëm për gjitarët që të mund të shumoheshin në shifra të konsiderueshme. Vetëm kur zvarranikët e lashtë u fshinë nga faqja e planetit, gjitarët mundën të përparojnë dhe të përshtaten. Dhe dinosaurët? Pak prej tyre i shpëtuan impaktit dhe u shndërruan në zogjtë e sotëm./bota.al

Leave a Reply

Back to top button