Your Life

7 shenja që tregojnë se ju keni një personalitet të fortë

Screen Shot 2016-05-24 at 14.46.48

  1. Ju e zgjidhni me kujdes “rrethin tuaj të brendshëm”

Njerëzit e fortë janë unikë, në kuptimin që ata nuk kërkojnë aprovim. Më të fortët mes nesh e kuptojnë me zgjuarsi se “ata që e vrasin mendjen, nuk kanë rëndësi”, dhe “ata që kanë rëndësi, nuk e vrasin mendjen”. Me fjalë të tjera, ata që janë mjaftueshëm fatlumë për ta thirrur shok një njeri të fortë, kanë fituar pa hezitim besimin dhe respektin e individit të fortë. Për njerëzit me personalitet të fortë, këta janë i vetmi lloj njerëzish që mund të quhen me të vërtetë shokë.

2. Ju keni pak tolerancë për injorancën

Injoranca vjen me shumë hije: intolerancë, urrejtje, apati dhe moskujdesje, mes të tjerave. Njerëzit me forcë urrejnë moskokëçarjen që shumë njerëz duket se e kanë. Njerëzit me karakter respektojnë ata që janë të mirëinformuar, të ditur dhe zemërmirë. Thënë më thjeshtë, njerëzit e fortë nuk e humbasin kohën dhe energjinë me injorancën.

3. Ju nuk kërkoni vëmendje

Ndërkohë që personaliteti i një njeriu të fortë mund të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, nuk shtë se ai e kërkon këtë. Në fakt, kur ua kërkon koha, njerëz të tillë mund të bëhen disi vetmitarë. Kjo gjë mund të shpjegohet me faktin që njerëzit kanë nevojë që të kenë njerëz të fortë rretherrotull.

4. Jeni një dëgjues shumë “i mirë”

E keni vënë re ndonjëherë se si veprojnë shumica e njerëzve kur “dëgjojnë” dikë? Shanset janë që të jenë vazhdimisht nervozë, me sytë gjithmonë gjetkë, ose duke kontrolluar telefonin. Shumica e njerëzve të fortë janë gjithashtu dëgjues të shkëlqyer, pasi ata kuptojnë parakushtet e të qënurit një person të cilit të tjerët i besojnë. Shumica e njerëzve të fortë janë gjithashtu jo pak intolerantë, ndaj atyre që nuk kanë aftësinë të dëgjojnë me të vërtetë.

5. Jeta juaj nuk udhëhiqet prej frikës

Sot, shumë njerëz druhen për atë që mund të ndodhë. Njerëz të tillë vënë theksin tek siguria dhe rehatia, ndërkohë që sakrifikojnë dëshirat e tyre. Kjo gjë nuk ndodh me njerëzit e fortë. Nuk është se ata nuk kanë frikë, por ata thjeshtë nuk e ndjekin pas frikën. Ndoshta më mirë nga të gjithë e ka thënë Xhon Uejni: “Kurajo është të jesh i trembur për vdekje, por gjithëseci të ecësh përpara”. Eshtë një eksiomë që të fortët e zbatojnë.

6. Ju i shihni problemet si shanse

Njerëzit me personalitet të fortë, sa i përket temës së “sigurisë dhe rehatisë”, kanë pikëvështrimin e tyre: 1. Ata janë më pak të shqetësuar për sigurnë dhe rehatinë; 2. Sa herë shfaqen probleme, nga mungesa e sigurisë dhe/ose rehatisë, ata nisin të bëjnë gati një plan. Njerëzit me personalitet të fortë janë shumë të aftë në konvertimin e problemeve në shanse – një tipar vërtetë i rrallë ky.

7. Ju nuk lejoni justifikime

Njerëzit me personalitet të fortë nuk lejojnë justifikime – nga vetja apo të tjerët. Në fakt, njerëzit e fortë janë shpesh herë shumë më të vështirë me veten, se sa me të tjerët. Në vend që të bëjnë justifikime, njerëz të tillë zgjedhin me vetëdije që të riorientojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet, sado e vështirë që mund të duket. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button