Kinema & TV

9 gjëra shumë interesante, që nuk i dini për Hollywood-in

Feja e kinemasë. Kur Horace dhe Daeida Uilkoks themeluan komunitetin e Hollivudit, në vitin 1887, në një fermë në perëndim të Los Anxhelosit, ata shpresonin të shihnin të rritej një komunitet i madh dhe i përbërë fetar. proibicionizmi në SHBA do të vinte vetëm pesëdhjetë vjet më vonë, por bashkëshortët Uilkokse ndalonin tashmë shitjen e pijeve alkoolike, duke ofruar tokë të lirë për këdo që ndërtonte një kishë. Ata kurrë nuk do të kishin imagjinuar se si do të përfundonte.

Shkrimi Hollywood erdhi vetëm në 1923, kur Mark Sennett, Harry Chandler dhe Los Angeles Times vunë në kodër shkronjat gjigande “Hollywoodland” (shkurtuar më vonë në Hollywood) për të shpallur një projekt të zhvillimit të pasurive të patundshme që lindte pikërisht në ato kodra: kushtoi një shifër rekord, për atë kohë, afro 21,000 dollarë. Me kalimin e kohës, u restaurua disa herë dhe shkronjat aktuale nuk janë ato origjinale.

Filmi i parë i Hollywood-it u realizua në vitin 1910: “Në Kaliforninë e vjetër”, nga D. Griffith, biografi e një gruaje spanjolle (Marion Leonard) e cila ka ka një djalë të paligjshëm me një burrë që më pas bëhet guvernator i Kalifornisë. U xhirua për dy ditë.

Nudoja e parë artistike në një film nuk u xhirua në Hollywood. Është një skenë seksuale (jo pornografike) e filmit Ekstazia (1933), e xhiruar në Evropë nga Hedvig Kiesler, e cila më vonë mori emrin e artit Hedy Lamarr (1913-2000). Në film, ajo ikën nga një burrë impotent, rend lakuriq nëpër pyje, përfundon në një pellg dhe më në fund bën seks me një të ri në një kasolle. Hedy Lamarr, megjithatë, është bërë e famshme jo vetëm për atë skenë nudo. Diva vieneze nuk ishte një aktore dosido: përveç disa filmave, gjashtë burrave dhe shumë të dashurve, ajo patentoi një shpikje ushtarake, e përdorur sot për telefoninë celulare.

Sipas “Movie Mistakes”, dhjetë filmat e Hollywood-it me më shumë gabime përfshijnë: Apocalypse Now (390 gabime), Harry Potter and the prisoner of Azkaban (296), Harry Potter and the chamber of secrets (289), Superman IV (267) dhe Fellowship of the Ring (262).

Me shkencën e Hollywood (Hollywood Science) ekspertët tregojnë shumën e parimeve shkencore të keqkuptuar, injoruar apo abuzuar nga industria kinematografike: që nga akrobacitë e pamundura në filmat me arte marciale, deri tek marrëzitë në ngarjen e makinës të James Bond, e deri tek ringjallja e dinosaurëve.

Efekte vërtetë speciale: tek “Zogjtë” (Hitchcock, 1963), zogjtë e gjallë ishin të lidhur me aktoren protagoniste Tippi Hedren. Në një pjesë të filmit zogjtë ishin lidhur me fije najloni me aktoren, që të mos fluturonin larg.

Janë dashur 15 njerëz për të lëvizur secilin prej tre peshkaqenëve automatikë të përdorur në filmin “Peshkaqeni” (Jaws), që kushtonin 250 mijë dollarë secili. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button