- Mundo të përfitosh nga çdo gjë e re në jetë. Jetoje jetën në çdo mënyrë të mundshme, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Mos ki frikë nga eksperiencat e reja, sepse sa më tepër eksperienca të kesh në jetë, më shumë do të fitosh pjekuri.
- Ji vetvetja. Mos u përpiq të jesh si dikush tjetër, sepse ti tashmë je një kryevepër. Nuk mund të jesh më i mirë se kaq. Thjesht të duhet ta pranosh këtë gjë.
- Mos e merr jetën tepër seriozisht. Është e kotë ta ndalosh veten së përjetuari, apo së provuari gjëra të reja në jetë, pasi kështu nuk përfiton asgjë prej saj. Jeta duhet shijuar ashtu siç vjen.
- Lëre të ikë atë që e do. Është njësoj si një lule, të cilën e pëlqen. Më mirë mos ta këpusësh atë, sepse nëse e këput, ajo do të vyshket dhe do të ndalojë së qenuri ajo që ti e pëlqen.
- Dëgjoje instinktin tënd. Dëgjoje qenien tënde, sepse ajo të jep vazhdimisht këshilla. Mos e ngri zërin kundër vetes, sepse vetëm duke qenë i qetë, do të mund të ndjesh zërin tënd të brendshëm.
- Zgjedhja për të qenë i lumtur ose i trishtuar të përket vetëm ty. Askush tjetër nuk është përgjegjës për këtë gjë. Mos e lejo asnjë të të mërzisë dhe lejo këdo të të bëjë të lumtur.
- Dhuro dashuri. Kushdo ka nevojë për pak dashuri në përditshmërinë e tij, ndaj mos ngurro të jesh ti personi që mund t’u falë të tjerëve dashuri. Nuk duhet shumë. Dashuri dhuron dhe një buzëqeshje.
- Çdokush është unik në mënyrën e vet. Askush nuk është superior dhe askush nuk është inferior. Të gjithë jemi njësoj dhe të gjithë jemi unikë, në mënyrën tonë. Duhet thjesht të zbulosh cilësitë e tua më të mira dhe të mendosh se vetëm ti i ke ato. Kështu do të ndihesh më mirë me veten.
- Dashuria për veten duhet të jetë më e madhja nga të gjitha format e dashurisë. Parimi është tepër i thjeshtë. Nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde. / bota.al
1 minute read