Refuzimi i Greqisë për t’i paguar borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar është cilësuar nga mediet botërore si një lajm i jashtëzakonshëm. Në fakt, një gjë të tillë Gjermania e ka bërë tri herë. Por cilat janë mitet e tjera të krijuara lidhur me krizën greke?
Referendum për euron
Jo në fakt, referendumi nuk ka bëjë drejtpërdrejtë me daljen e Greqisë nga eurozona. Kryeministri, Aleksis Cirpas ka sqaruar se vendi nuk do të dalë nga euro pavarësisht rezultatit të referendumit. Ndërsa liderët e BE-së janë përpjekur të interpretojnë këtë si një voto pro ose kundër euros apo BE’së.
FMN ka qenë fleksibël
Kreu i FMN’së, Christine Lagade pretendon se institucioni që ajo drejton ka qenë fleksibël në negociatat me Greqinë. Në fakt, FMN nuk ka lëshuar asgjë në katër muaj negociata.
Kreditorët janë treguar bujarë
Angela Merkel i ka cilësuar kushtet e ofruara nga kreditorët si “shumë bujare” për Greqinë. Por, në fakt kreditorët kanë vazhduar të institojnë për marrjen e masave të rrepta shtrënguese.
BQE ka mbrojtur stabilitetin financiar të Greqisë
Banka Qendrore Evropiane supozohet se duhet të mbrojë stabilitetin financiar të bankave. Por, që prej shkurtit, BQE ka shkurtuar financimin direkt për bankat greke.
Qeveria greke po vë në rrezik aleancën me SHBA
Ky është një shqetësim që vjen nga konservatorët amerikanë që e shikon ardhjen në pushtet të së majtës në Greqi si pro-Ruse dhe anti-NATO. Është e vërtetë që e majta greke ka një historik pakënaqësie ndaj SHBA-ve, sidomos për shkak se CIA ka mbështetur ushtrinë e cila ka drejtuar vendin nga vitet 1967-1974. Por qasja e së majtës në Greqi ka ndryshuar dhe është pro amerikane.
Cipras e ka quajtur FMN’në “organizatë kriminale”
Në fakt ky është një titull i “Bloomberg”, i nxjerr nga një fjalim i moderuar i Aleksis Cipras në parlamentin grek. Në fakt, çdo letër e Ciprasit për kreditorët kanë qenë formale dhe me gjuhë të respektueshme.
Qeveria greke po luan lojë
Për shkak se ministri i Financave, Varoufakis e njeh mirë teorinë e lojës në fushën e ekonomisë, shumë thonë se ai po luan “poker”. Ministri ka mohuar shumë herë duke thënë se nuk po bën “blof”.
Vota “Po” shpëton Evropën
Vota “Po” në referendum do të thotë më shumë masa shtrënguese dhe shkatërrim social. Por nëse do të kemi një rezultat të tillë me siguri që Cipras nuk do të jetë më në pushtet.
Vota “Jo” shkatërron Evropën
Në fakt vetëm vota “Jo” mund ta shpëtojë Greqinë dhe duke shpëtuar Greqia shpëton dhe Evropa. Vota “Jo” do të thotë se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se kreditorët duhet të lëshojnë gjatë negociatave. /Shqiptarja/