Histori

Bllofe të historisë: Operacioni “Anadyr”, ose mjeshtëria ruse për strategjinë e “maskirovskës”

Screen Shot 2015-09-15 at 20.41.09

Rusët e praktikojnë kaq shpesh mashtrimin dhe mohimin ushtarak, saqë ata kanë një term specifik për të përshkruar këtë strategji: “maskirovka”. Ishte kjo baza e planeve sovjetike për Krizën e Raketave me Kubën (apo ajo që rusët e quajnë “Kriza e Karaibeve”). Zyrtarët e nivelit të lartë në BS nuk i besonin askujt, kështu që ata hartuan bllofun e tyre për t’ua hedhur të gjithëve, madje edhe ushtrisë sovjetike. Hrushovi dhe aparati shtetëror sovjetik planifikuan të gënjejnë amerikanët (dhe vetë trupat e tyre) në lidhje me qëllimet e tyre të vërtetë, sa i përket lëvizjes masive të trupave dhe armëve. Më pas, ata kishin qëllim të mohonin realitetin, kur të gjithë të zgjoheshin. Plani kishte emrin e koduar “Operacioni Anadir”. Anadiri është një lumë i ngrirë në Detin Bering, dhe ishte vendi që komanda e lartë sovjetike “zgjodhi” për stërvitje ushtarake.

Inxhinierëve të raketave iu tha qëlimisht se do të shkonin në një ishull aty pranë, Novaja Zemlija, për të testuar ICMB. Sovjetikët furnizuan të gjithë agjentët dhe ushtarët e tyre me veshje dimri, ski, ndonëse në fakt po shkonin në Kubë. Trupat lëvizeshin vetëm gjatë natës. Sovjetikët donin që shërbimi i fshehtë amerikan dhe spiunët perëndimorë të mendonin se raketat po zhvendoseshin në veri, dhe jo në brigjet e Foridës. Për të dërguar forca tokësore në Kubë, komanda e lartë sovjetike pretendoi se po zhvendosnin katër regjimente nga vendndodhja bërthamore në Siberi, për në Kubë, me qëllim që të krijonin hapësirë për regjimentet e rinj që do të ishin pjesë e OPeracionit Anadir.

Operacioni shkoi mirë, dhe sovjetikët arritën të dërgojnë raketat në Kubë. Edhe pasi filmimet e avionëve spiunë U2 zbuluan lëvizje trupash dhe objekte të dyshimtë, Hrushovi e gënjei presidentin e SHBA. Kur Kenedi nisi të dyshojë për hile, Hrushovi i dërgoi një telegram personal ku i thoshte që “në asnjë rrethanë nuk do të dërgoheshin në Kubë raketa ajër-ajër”. Më pas, dihet, bota iu afrua më shumë se kurrë ndonjëherë luftës bërthamore, teksa Kenedi e sfidoi bllofin e sovjetikëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button