Analiza

Pjesërisht mister. Pjesërisht triller. Pjesërisht kauzë e humbur

Dana Milbank

FrontU nis me një destinacion të qartë, por më pas ndërroi kurs dhe u zhduk. Shumë vende iu bashkuan kërkimit për përgjigje dhe ofruan teori kundërthënëse, për atë cfarë shkoi keq.

Sigurisht, e kam fjalën për përpjekjen e SHBA për të mos lejuar Vladimir Putinin të merrte Krimenë.

Cdo ngjashmëri midis aneksimit të provincës ukrainase nga Rusia dhe tragjedisë së Malaysia Air Flight MH370 është vetëm koincidencë. Por të dyja kanë qenë turpëruese.

Kërkimi në Azi tregoi që, pavarësisht të gjithë mundësive ndërlidhëse globale që kemi, si dhe teknologjisë së survejimit, një avion i madh mund të zhduket pa lënë gjurmë. Dhe ngjarjet në Ukrainë zbuluan që, ndonëse SHBA pëlqen të vetëquhet superfuqia e vetme e botës, nuk pati aftësi që ta ndalë Rusinë të shkëpusë një copë të mirë territori nga fqinji i vet.

I pari – pjesërisht mister, pjesërisht triller – është më magjepsës. Por, na largoi mendjen nga i dyti, që përbën një deklarim serioz të limiteve të fuqisë së SHBA në shekullin 21. Rusia ka kryer të parin akt të aneksimit të një territori të një shteti europian, nga një tjetër, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – dhe udhëheqësit e saj thjeshtë u tallën me kundërshtimet dhe sanksionet e SHBA.

Neokonservatorët thonë se pushtimi është rezultat i dobësisë së Presidentit Obama, që ka ardhur për shkak të përpjekjes së administratës së tij për një “pajtim” dhe “ristart” të marrëdhënieve me Rusinë, si dhe dështimit për të vënë në zbatim ultimatumin që i vuri Sirisë. Ndërsa Putini e justifikoi pushtimin, gjatë një fjalimi që mbajti javën që kaloi, duke përmendur veprimet ushtarakë të SHBA në Irak dhe shtete të tjerë, si dhe duke përmendur filozofinë e Bushit, “o me ne, o kundër nesh”.

Për ata që besojnë në fuqinë e SHBA, realiteti është më i vështirë për t’u pranuar, sesa secili prej këtyre shpjegimeve. Ne nuk e shkaktuam aneksimin e Krimesë nga rusët, dhe ne nuk mund ta ndalim. “Gjithë sa ka ndodhur ka shumë pak të bëjë me qëndrimin e SHBA gjatë gjithë këtyre viteve. Eshtë një prirje që Rusia e ka pasur me Putinin që kur ai erdhi në pushtet”, thotë Stephen Hanson, një specialist për Rusinë në Kolegjin “William & Mary”. “Nuk duhet të kthejmë kokën pas dhe të fajësojmë Shtetet e Bashkuara. Duhet të përpiqemi të frenojmë Putinin”.

Një ish zyrtar i lartë i ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit Bush, më tha që tani nuk ka shumë për të bërë për të ndalur Putinin në Krime. Ai thjeshtë më tha që Obama mund ta kishte parandaluar mbërritjen në këtë pikë. Ndoshta. Dhe ndoshta MH370 u rrëmbye nga një iranian që udhëtonte me pasaportë false. Ose ka fluturuar drejt Koresë së Veriut. Apo në Pakistan, ku po armatoset për të sulmuar Izraelin. Ndoshta është rrëzuar në ndonjë ishull të pabanuar. Ndoshta janë të përfshirë Iluminatit në këtë zhdukje të avionit. Ose ndoshta ka ndonjë version aziatik të Trekëndëshit të Bermudës. Mund të ketë ndodhur edhe dicka e mbinatyrshme. Avioni mund të jetë thithur edhe nga ndonjë vrimë e zezë.

Dhe ndërkohë që spekulojmë, më lejoni të shtoj edhe një: Ndoshta e ka bërë Putini, për diversion. Teksa ne kërkonim nëpër oqeane, ai i jepte dorën e fundit aneksimit të Krimesë.

Kur Obama doli të flasë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes, marrja e Krimesë nga Rusia ishte punë e kryer. Obama në fakt po paralajmëronte për “inkursione të ardhshëm”. Në një konferencë me gazetarët pak minuta më vonë, zyrtarë të administratës e justifikuan reagimini e kufizuar të SHBA, duke thënë se “nuk duam që të ndërmarrim hapa në drejtim të një militarizimi të mëtejshëm të situatës”.

Edhe kritikët më të fortë të presidentit e pranojnë se në Ukrainë nuk ekziston një opsion ushtarak. Më e mira që mund të bëjnë SHBA dhe Europa është të fuqizojnë ekonominë e Ukrainës, ndërkohë që NATO duhet t’u japë garanci Polonisë dhe shteteve balltike se do t’u qëndrojë angazhimeve të vet sa i përket mbrojtjes. Në fakt, zgjedhjet reduktohen vetëm në “kalibrimin” e sanksioneve, sic thonë nga administrata.

Sanksione të rëndë ekonomikë – përshembull shënjestrimi i industrisë energjetike të Rusisë – mund të provokojnë një krizë më të madhe në rajon, ndërkohë që do tëndalnin bashkëpunimin rus në drejtim të mospërhapjes bërthamore dhe bisedimeve me Iranin. Por sanksionet e kufizuar që janë vendosur deri tani nga SHBA dhe Europa rrezikojnë të jenë joefektivë – si përshembull shënjestrimi të enjten i bankës së 17 më të madhe në Rusi. Putini u tall me këtë zgjedhje të një “banke të mesme” (ai tha se do të hapë vetë një llogari atje) dhe menjëherë më pas firmosi një ligj që finalizonte marrjen e Krimesë nga Rusia.

Në konferencën e të enjtes me zyrtarë të administratës amerikane, Karen DeYoung e The Ëashington POst vërejti që “nuk duket se rusët janë frenuar nga ajo cfarë ju keni bërë”.

“Njerëzit mund të mendojnë se sanksionet kanë qenë thjeshtë një shuplakë në dorë”, protestoi një zyrtar. “Ju siguroj që nuk është kështu”.

Ndoshta ka të drejtë. Ose ndoshta ne thjeshtë po përpiqemi të bindim veten tonë se jemi dicka më shumë se sa thjeshtë spektatorë. (The Washington Post)

Leave a Reply

Back to top button