Kemi kaluar ditën botërore të shëndetit mendor dhe shumë pak u fol dhe u komunikua në media për një ngjarje kaq të rëndësishme. Rëndësinë e shëndetit mendor ne e kuptojmë vetëm kur ne, apo të afërmit tanë, preken prej problemeve që e çrregullojnë atë. Në ditën e një komponenti kaq të rëndësishëm të shëndetit në tërësi, “The depression Project”, nën sugjerimet e një grupi psikologësh, ka publikuar 50 këshilla të rëndësishme se si duhet ushqyer më së miri shëndeti mendor. Lista është si më poshtë:
- Bëj pushim.
2. Mjaft e fajësove veten për gabimet e tua – është ok të mos jesh ok.
3. Shkruaj 5 gjëra për të cilat je mirënjohës.
4. Thuaji një personi të afërt se sa rëndësi ka për ty.
5. Fol për ndjenjat e tua.
6. Lexo një libër për vetëkujtesë.
7. Ha një vakt të shëndetshëm.
8. Pranoje atë pjesë të vetes tënde që zakonisht e kritikon.
9. Merr pjesë në ndonjë klasë yoga.
10. Kërko ndihmë kur ke nevojë. - Shkruaj një ditar me ndjenjat e tua.
12. Shëndo 5 arsye pse e do trupin tënd.
13. Shiko një video motivuese në YouTube.
14. Bëj diçka që të jep kënaqësi.
15. Përqafo veten tënde.
16. Shkruaj 5 momente të vështira në jetë, nga të cilat ia ke dalë mbanë. Kujtoji vetes së sa i/e fortë je.
17. Vendose trupin në lëvizje.
18. Shkruaj në ditar se çfarë aspekte në jetë nuk të shërbejnë më.
19. Fokusoje veten vetëm tek e tashmja.
20. Kur nuk ndihesh mirë, mendoje edhe mundësinë që të lësh takim me një psikolog. - Shkruaj 5 cilësi të jetës tënde.
22. Mos pi alkool.
23. Dil në natyrë.
24. Shkruaj në ditar: “Nëse një person i njohur do të përballonte situatën që unë po kaloj, çfarë do i këshilloja?”. Praktiko atë që do i thoje të njohurit tënd në këto raste.
25. Shkruaj 5 mënyra se si mund të jesh më afër me partnerin tënd.
26. Bliji vetes një buqetë me lule.
27. Mëso diçka të re.
28. Mendo për 5 gjëra që ke bërë këtë javë, të cilat të bëjnë të ndihesh krenar/e.
29. Bëji bllok personave që të bezdisin, prania e të cilëve nuk të ndihmon për asgjë.
30. Vendose telefonin tënd në modalitet aeroplani për disa orë. - Shkruaji vetes një letër dashurie.
32. Bëj një banjo me flluska.
33. Praktiko frymëmarrje dhe frymënxjerrje të thella dhe përqendrohu aty për rreth 5 minuta.
34. Lexo një libër që të tërheq.
35. Krijo një album me këngët e tua të preferuara.
36. Krijo një tabelë vizioni.
37. Shkruaj një fletë në ditar: “Çfarë me pengon ta dua veten?”.
38. Bliji vetes një ushqim të preferuar.
39. Bëj një dush të gjatë.
40. Kalo kohë cilësore me njerëzit e afërt. - Shëno 5 mënyra se si t’i shtosh më shumë gëzim jetës tënde. Realizoje të parën sa më shpejt.
42. Fale veten për një gabim të kaluar – je njeri dhe mund të gabosh.
43. Telefono një mik, me të cilin ke humbur kontakte.
44. Shkruaj një fletë në ditar: “Çfarë këshillash do më jeptë heroi im gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kaloj?”.
45. Fshiji mesazhet e padëshiruara.
46. Çaktivizoji njoftimet në celular të paktën për një mbrëmje.
47. Shëno 5 gjëra që ke bërë për njerëzit e tjerë.
48. Shih një fjalim motivues në YouTube.
49. Nëse mendon se ke një problem mendor, tako një mjek.
50. Pyete veten shpesh: “Çfarë gjërash të pazgjidhura të së shkuarës duhet të filloj të eksploroj?”.