Kur është fjala për sistemin imunitar, ekziston një prirje për ta konsideruar atë si diçka të fshehur, të brendshme, të përbërë nga qeliza dhe antitrupa, që udhëtojnë kryesisht përmesgjakut, dhe shpërndahen aty-këtu nëpër trup. Në realitet, shumica e armëve tona mbrojtëse janë të ekspozuara.
Koronavirusi Sars-Cov-2, agjenti shkaktar i Covid-19, është një virus i frymëmarrjes, qëpreferon si një portë hyrëse në trupin tonë traktin respirator (dhe sytë). Dhe ashtu si vaksinat e para që janë gati të mbërrijnë, të zhvilluara në një kohë rekord, ka nga ata që kujtojnë se pikërisht këtu duhet të fokusohet shumica e kërkimeve për të luftuar koronavirusin:tekpërgjigja imune e lokalizuar tek mukoza.
“Është e qartë se përgjigja e imunoglobulinave sistemike G, antitrupat më të bollshëm në qarkullim, është shumë e rëndësishme. Ne nuk e mohojmë atë. Por ajo është në vetvete e pamjaftueshme”-thotë Majkëll Rasëll, profesor në Universitetin e Bufalos, që bën thirrje për atë që ai e quan një “dimension imunitar të mukozës ndaj Covid-19”.
Në fakt, Rasëll dhe kolegët e tij, sugjerojnë mënyra sipas të cilave kërkimi duhet të përqendrohet tek një qëllim specifik:për të kuptuar antitrupin dhe reagimin qelizor në nivelin e mukozës, pasi aty ndodh fillimisht gjithçka.
Kuptimi se si reagon sistemi imunitar i lidhur me mukozën – përfshirë antitrupat specifikë të mukozave, si IgA – do t’i ndihmonte ekspertët të hidhnin dritë edhe mbi format e ndryshme të sëmundjes (për shembull duke e sqaruar njëherë e mirë enigmën e të sëmurëve pa simptoma, asimptomatikët).
Por kryesisht mund të vlejë për të parandaluar prekjen nga Covid-19. Për shembull, përmes vaksinave intranazale, të cilat synojnë të nxisin një ragim imun në mukozë. “Virusi futet në hundë dhe bie në kontakt me mukozën. Nëse do të neutralizohej që aty, gjithçka do të kishte mbaruar” – thotë Florian Kramer i Shkollës së Mjekësisë Ikan në Mount Sinai në Nju Jork.
Shpresa është për bllokimit të plotë të infeksionit, dhe jo vetëm të sëmundjes. Kjo temë po diskutohet tani që pritet të vijnë vaksinat, dhe për të cilat nuk dihet efektiviteti i bllokimit të infeksionit. Në javët e fundit ishin inkurajuese lajmet mbi një vaksinë që bëhej tek minjtë e infektuar në mukozën e traktit respirator, që kishte shkaktuar një përgjigje sistemike.
Por ideja e forcimit të mbrojtjes kundër virusit, që në momentin e parë që ai hyn në trupin e njeriut, nuk ka të bëjë vetëm me vaksinat intranazale. Në përgjithësi, ekzistojnë disa përpjekje për të zhvilluar spraj për hundën, që bllokojnë depërtimin e virusit, por pa funksionuar domosdoshmërisht si një vaksinë.
Këto janë studime të vogla, në disa raste të kryera mbi kafshët. Por ato sugjerojnë gjithsesi se ideja e ndalimit të patogjenit që në fillim, nuk është dhe aq e çuditshme. Për shembull, një ekipi studiuesish të shpërndarë midis Holandës dhe Shteteve të Bashkuara, vërtetuan semarrja çdo ditë nga hunda në formën e një spraji të një frenuesi viral(një konstrukt lipopeptidi) tek qelbësit,ishin në gjendje t’i mbronin ata nga infeksioni dhe transmetimi.
Po mbi ta, u krye studimi i një anti–virali të aftë të bllokojë transmetimin e virusit, por këtë herë i dhënë përmes gojës.
Pastaj pati një përpjekje për krijimin e një spraji nga një kompani bioteknike australiane, e cila sipas krijuesve të saj, stimulon një imunitet jo-specifik dhe bllokon shumimin e viruseve.Tani për tani, synimi është vetëm të testohet siguria e procesit dhe qëndrueshmëria e antitrupave. Por paralelisht, studimet mbi kafshët do të ndihmojnë gjithashtu për të kuptuar efektivitetin e tyre si një mburojë kundër koronavirusit. / Wired – Bota.al