A do të bëhet Irani parajsa e investitorëve të huaj ?
Thierry Coville. Studjiues. specialist i Iranit. I, Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare Strategjike,Francë
Në sajë të marrëveshjes të përfunduar midis fuqive të mëdha dhe Teheranit e cila parashikon heqjen e sanksioneve duke filluar nga viti 2016, Irani prêt një vërshim të investitorëve të huaj. Delegacione të kompanive të mëdha po vizitojnë kryeqytetin iranian. franceze dhe gjermane në krye. Cilët tregje janë tërheqëse për firmat e mëdha ? Cilat janë prioritetet e Iranit ? A do të ketë një rritje ekonomike ?
Çfarë përfaqson tregu iranian me shifra ?
Kjo është e thjeshtë Irani ishte tregu i parë i Francës në Lindjen e Mesme në vitet 2000 dhe 2005-2006 – para sanksioneve. Ai është një treg që nuk ka pothuaj asnjëherë probleme pagesash. dhe një treg me një klasë mesatare të rëndësishme që dëshiron të konsumojë. Ka pothuaj potenciale në të gjithë sektorët.
Tregje si ai iranian. me 80 miljon banorë dhe që nuk është shumë larg gjeografikisht për Francën. kjo është një oportunitet i madh.
Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë nevojë për investime apo ka prioritete ?
Sigurisht që menjëherë mendohet për energjinë. Kompania e naftës ka punuar shumë në Iran. Kur mendohet për energjinë. sigurisht mendohet për naftën por është dhe gazi natyror. Irani synon të zhvillojë eksportet e gazit natyror. Ne evropianëve kjo na intereson. sepse është problemi i vartësisë tonë vis-à-vis gazit rus.
Le t’i referohemi industrisë së veturave. Peugeot shiste në Iran 450 000 vetura në Iran në vitet 2010-2011. Renault është gjithashtu e pranishme në Iran me tipin e veturës Logan.
Por përtej energjisë dhe automobilit unë mendoj që të gjithë sektorët janë të përfshirë. nga industria agroushqimore në hoteleri. në turizëm. në shërbimet e informatike – ka një boom për gjithëshka që ka të bëjë me ekonominë hi-tech. Irani është një treg i ri.
Popullsia e cila qysh prej dhjetë vitesh ka vuajtur nga sanksionet. a do të mund të shohë me shpejtësi tani frytet e këtij vërshimi të kompanive të huaja ?
Problemi i Iranit është krahas sanksioneve ishte dhe rënia e çmimit të naftës e cila filloi në verën e vitit 2014. Irani është shumë i varur nga nafta që përfaqëson gjysmën e të ardhurave buxhetore. Rritja ekonomike është aktualisht shumë e vogël 1 dhe 2 %, kur vendi njeh një inflacion prej 15 %.
Me heqjen e sanksioneve pritet gjithsesi që ekonomia të rilancohet. Pritet një një rritje ekonomike 4-5 % në vitin 2016.
Problemi numër një i Iranit aktualisht është papunësia. që për mendimin tim në realitet është rreth 18-20 %. Pra qeveria shpreson në një rritje të aktiviteteve dhe në vitin 2016 papunësia mundet të fillojë të zvogëlohet .
Franca dhe Gjermania janë në krye për të investuar sërish në tregun iranian. Cilët janë konkurrentët kryesorë ?
Gjermania tradicionalisht është vendi që ka pjesën më të madhe të tregut në Iran. Francezët gjithashtu kanë një imazh shumë të mirë në ndërmarrjet iraniane. Ka probleme diplomatike midis Francës dhe Iranit. por kur unë në maj të vitit të kaluar isha në Iran vura re se ndërmarrjet franceze ishin shumë të njohura. shumë të vlerësuara dhe se ato ishin të mirëprituar në Iran.
A do të ndikojë në investimet franceze fakti që Franca ishte shumë e ashpër në negociatat me Iranin ?
Jo unë nuk e besoj. Mund të ketë gjeste të një humori të keq ;është e sigurt që klima diplomatike nuk është e mirë por unë mendoj. që në planin e vendimeve. iranianët janë shumë pragmatik, kjo do të bëhet në nivelin e çmimeve dhe të cilësisë.
Përkundrazi ajo që duhet ditur është fakti se aziatikët, ndërmarrjet kineze. ndërmarrjet koreane,ndërmarrjet indiane, ndërmarrjet turke nuk janë pjesë e vendit. Ato kanë marrë pjesë të tregut të kompanive franceze dhe evropiane. Dhe do të ketë ndërmarrje të tjera që do të mbërrijnë : ndërmarrjet amerikane që janë atje tashmë për të negociuar me partnerë iranianë. Pritet të ketë shumë konkurrencë.
Flitet për konkurrentë. A është Italia një konkurrent serioz ?
Po kjo është e vërtetë dhe përfshin të gjithë Evropën. Bashkimi Evropian partneri më i madh tregtar i Iranit. Edhe vetë Evropa u penalizua nga sanksionet ndaj Iranit …
Pra pjesa e tregut të Evropës u zvoglua në Iran dhe përfituan ndërmarrjet kineze. sidomos në sektorin e automobilave, ndërmarrjet indiane dhe kineze në sektorin e energjisë ndërmarrjet turke. Të gjitha këto janë pjesë të tregut që duhen rigjetur.
Si Irani do të bëjë zgjedhjen e tij në këtë vërshim të investitorëve ?
Kjo është mjaft e thjeshtë. kjo do të jetë një çështje çmimi dhe cilësie. Vendimmarrësit iranianë do të luajnë me konkurrencën. Në Iran tani ka objektiva strategjike.
Vendimmarrësit iranianë dëshirojnë të zvogëlojnë vartësinë e tyre nga nafta dhe duan në mënyrë absolute të nxisin prodhimin vendas. Kjo është tashmë një parullë në Iran. Pra iranianët dëshirojnë që të ketë transferim teknologjish. ato duan që paraja të mos konsistojë thjesht për të importuar dhe për të konsumuar.
Unë mendoj që kompanitë e huaja do t’i kuptojnë me të drejtë këto objektiva duke bërë që transferimi i teknologjive, do të përmirësojë konkurueshmërinë e industrisë kombëtare iraniane duke lejuar kështu një rritje të eksporteve duke lejuar kështu një rritje të eksporteve jo të naftës iraniane dhe duke pasur një plus në raport me të tjerat .
A mund të ketë efekte të dëmshme heqja e sanksioneve që pritet në vitin 2016 ?
Po frika e madhe është se ka grupe në Iran që e shohin heqjen e sanksioneve një mjet për të bërë përfitime të mëdha duke importuar produkte luksi. Kjo lejon të rritet konsumi por kjo nuk sjell asgjë në kohë.
Ka një debat të brendshëm në Iran. Në sektorin e autoveturave për shembull ka persona që thjesht do të dëshironin të importonin vetura luksi ndërkohë që qeveria thotë jo. kujdes. duhet favorizuar industria kombëtare.
Në Iran ka dhe një debat tjetër që popullsia në tërësi mendon se me heqjen e sanksioneve e sanksioneve të gjitha problemet do të eliminohen. Dhe qeveria po jep mesazhe iranianëve : kujdes të gjitha problemet nuk do të eliminohen.
Ka shumë probleme në ekonominë iraniane : korrupsioni. pavarësia e naftës burokracia. një mjedis i ndërlikur për sektorin privat … Sektori privat përfaqëson vetëm 15 % të industrisë në Iran. Pra qeveria është duke thënë të bëhet kujdes. Asaj do t’i duhet të imponojë zgjedhje të vështira. Qeveria nuk mund t’i japë gjithëshka menjëherë popullsisë. Ajo po orientohet drejt një periudhe mjaft delikate për qeverinë iraniane e cila duhet të menaxhojë një shpresë të madhe të iranianëve.
PERKTHEU:Bota.al