AnalizaBota

A do të bëhet Irani parajsa e investitorëve të huaj ?

image_650_365

A do të bëhet Irani parajsa e investitorëve të huaj ?

Thierry Coville. Studjiues. specialist i Iranit. I, Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare Strategjike,Francë

Në sajë të marrëveshjes  të përfunduar midis fuqive të mëdha dhe Teheranit  e cila parashikon heqjen e sanksioneve duke filluar nga viti 2016, Irani prêt një  vërshim të investitorëve të huaj. Delegacione të kompanive të mëdha po vizitojnë kryeqytetin iranian. franceze dhe gjermane në krye. Cilët tregje janë tërheqëse për firmat e mëdha ? Cilat janë prioritetet e Iranit  ? A do të ketë një rritje ekonomike ?


Çfarë përfaqson tregu iranian me shifra  ?

Kjo është e thjeshtë  Irani ishte tregu i parë  i Francës në Lindjen e Mesme në vitet 2000 dhe 2005-2006  – para sanksioneve.  Ai është një treg që nuk ka pothuaj asnjëherë probleme pagesash. dhe një treg me një klasë mesatare të rëndësishme  që dëshiron të konsumojë.  Ka pothuaj potenciale në të gjithë sektorët.

Tregje si ai  iranian.  me  80 miljon  banorë dhe që nuk është shumë larg gjeografikisht  për Francën.  kjo është një oportunitet i madh.

Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë nevojë për investime  apo ka prioritete  ?

Sigurisht që menjëherë  mendohet për energjinë.  Kompania e naftës ka punuar shumë në  Iran. Kur mendohet për energjinë.  sigurisht mendohet për naftën por  është dhe gazi natyror.  Irani synon të zhvillojë eksportet e gazit natyror.  Ne evropianëve kjo na intereson.  sepse është  problemi i vartësisë tonë  vis-à-vis gazit rus.

Le t’i referohemi industrisë së  veturave.  Peugeot shiste në Iran  450 000 vetura në Iran në vitet  2010-2011. Renault është gjithashtu e pranishme në Iran me tipin e veturës  Logan.

Por përtej energjisë dhe automobilit unë mendoj që të gjithë sektorët janë të përfshirë. nga industria agroushqimore në hoteleri.  në turizëm. në shërbimet e informatike  – ka një  boom për gjithëshka që ka të bëjë me ekonominë  hi-tech. Irani është një treg i ri.

Popullsia e cila qysh prej dhjetë vitesh ka vuajtur nga sanksionet.  a do të mund të shohë me shpejtësi tani  frytet  e këtij  vërshimi të kompanive të huaja  ?

Problemi i Iranit është  krahas sanksioneve ishte dhe rënia e çmimit të naftës  e cila  filloi në verën e vitit 2014. Irani është shumë i varur nga nafta që përfaqëson gjysmën e të ardhurave buxhetore. Rritja ekonomike  është aktualisht shumë e  vogël 1 dhe 2 %, kur vendi njeh një inflacion prej 15 %.

Me heqjen e sanksioneve pritet gjithsesi  që ekonomia të rilancohet.  Pritet një një rritje ekonomike  4-5 % në vitin 2016.

Problemi numër një  i Iranit aktualisht  është papunësia.  që për mendimin tim në realitet është rreth  18-20 %. Pra qeveria shpreson në një rritje të  aktiviteteve dhe  në vitin 2016 papunësia mundet të fillojë të zvogëlohet .

Franca dhe Gjermania janë në krye për të investuar  sërish në tregun iranian.  Cilët janë konkurrentët kryesorë  ?

Gjermania tradicionalisht është vendi që ka pjesën më të madhe të tregut në Iran.  Francezët gjithashtu  kanë një imazh shumë të mirë  në ndërmarrjet iraniane.  Ka probleme diplomatike midis Francës dhe Iranit.  por kur unë në maj të vitit të kaluar isha në Iran  vura re se ndërmarrjet franceze ishin shumë të njohura.  shumë të vlerësuara  dhe se ato ishin të mirëprituar në Iran.

A  do të ndikojë në investimet franceze  fakti që  Franca ishte shumë e ashpër në negociatat me Iranin   ?

Jo unë nuk e besoj. Mund të ketë gjeste të një humori të keq ;është e sigurt që klima diplomatike nuk është e mirë por unë mendoj.  që në planin e vendimeve.  iranianët janë shumë pragmatik, kjo do të bëhet në nivelin e çmimeve dhe të cilësisë.

Përkundrazi ajo që duhet ditur është fakti se aziatikët, ndërmarrjet kineze. ndërmarrjet koreane,ndërmarrjet indiane, ndërmarrjet turke nuk janë pjesë e vendit.  Ato kanë marrë pjesë të tregut të kompanive  franceze dhe evropiane.  Dhe do të ketë ndërmarrje të tjera që do të mbërrijnë  : ndërmarrjet amerikane që janë atje tashmë për të negociuar me partnerë iranianë.  Pritet të ketë shumë konkurrencë.

Flitet për konkurrentë.  A është Italia një konkurrent serioz ?

Po kjo është e vërtetë dhe përfshin të gjithë Evropën.  Bashkimi Evropian partneri  më i madh tregtar i Iranit. Edhe vetë Evropa u penalizua nga sanksionet ndaj Iranit …

Pra pjesa e tregut të Evropës u zvoglua në Iran dhe përfituan ndërmarrjet kineze.  sidomos në sektorin e automobilave, ndërmarrjet indiane dhe kineze  në sektorin e energjisë ndërmarrjet turke.  Të gjitha këto janë pjesë të tregut që duhen rigjetur.

Si Irani do të bëjë zgjedhjen e tij në këtë vërshim të investitorëve  ?

Kjo është mjaft e thjeshtë. kjo do të jetë një çështje çmimi dhe cilësie. Vendimmarrësit iranianë do të luajnë me konkurrencën. Në Iran tani ka objektiva strategjike.

Vendimmarrësit iranianë dëshirojnë të  zvogëlojnë vartësinë e tyre nga nafta  dhe duan në mënyrë absolute  të nxisin prodhimin vendas.  Kjo është tashmë një parullë në Iran.  Pra iranianët dëshirojnë që të ketë transferim teknologjish. ato duan që paraja të mos  konsistojë  thjesht për të importuar dhe për të konsumuar.

Unë mendoj që kompanitë e huaja  do t’i  kuptojnë me të drejtë këto objektiva duke bërë që transferimi i teknologjive, do të përmirësojë  konkurueshmërinë e industrisë kombëtare iraniane duke lejuar kështu një rritje të eksporteve duke lejuar kështu një rritje të eksporteve jo të naftës iraniane dhe duke pasur një plus në raport me të tjerat .

A mund të ketë  efekte të dëmshme heqja e sanksioneve që pritet në vitin  2016  ?

Po frika e madhe është se ka grupe në Iran që  e shohin heqjen e sanksioneve  një mjet për të bërë përfitime të mëdha duke importuar produkte luksi. Kjo lejon të rritet konsumi por kjo nuk sjell asgjë në kohë.

Ka një debat të brendshëm në Iran. Në sektorin e autoveturave  për shembull ka persona që thjesht do të dëshironin të importonin vetura luksi ndërkohë që qeveria  thotë jo.  kujdes. duhet favorizuar industria kombëtare.

Në Iran ka dhe një debat tjetër që popullsia në tërësi mendon se me heqjen e sanksioneve e sanksioneve të gjitha problemet do të  eliminohen. Dhe qeveria po jep mesazhe iranianëve : kujdes të gjitha problemet nuk do të eliminohen.

Ka shumë probleme në ekonominë iraniane : korrupsioni. pavarësia e naftës burokracia.  një mjedis i ndërlikur për sektorin privat … Sektori privat përfaqëson vetëm 15 % të industrisë në Iran.  Pra qeveria është duke thënë të bëhet kujdes.  Asaj do t’i duhet të imponojë zgjedhje të vështira.  Qeveria  nuk mund t’i japë gjithëshka menjëherë popullsisë.  Ajo po orientohet drejt një periudhe  mjaft delikate për qeverinë iraniane e cila duhet të menaxhojë një shpresë të madhe të iranianëve.

PERKTHEU:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button