Një sekretar i ri i përgjithshëm, një bllok i fuqishëm i vendeve në zhvillim, transparenca, organizata 70-vjeçare globale më e madhe ka një mori të mundësish për t’i shfrytëzuar
Nga Barbara Crossette
OKB-ja është e rraskapitur. Konfliktet që dikur mund të zgjidheshin përmes ndërmjetësimit, si në Namibi në fund të viteve ’80, El Salvador në fillim të viteve ’90, dhe Timorin Lindor në fillim të këtij shekulli, ngjarjeve e viteve të fundit janë shenjuar nga një brutalitet nihilist dhe ndonjëherë gjenocidal, përtej mundësive efektive të të dërguarëve të OKB-së.
Buxhetet për ndihmat humanitare, jetike në Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe Afrikë, ku miliona refugjatë janë në lëvizje, janë pakësuar në minimumin e tyre. Ka më shumë paqeruajtës të OKB-në terren se kurrë më parë, me 124.746 persona si personel civil dhe ushtarak, të vendosur në 16 operacione në Afrikën Perëndimore dhe Qëndrore, Lindjen e Mesme, dhe Haiti në verën e vitit 2015.
Megjithatë, trupat e OKB-së, ndonëse përdorin armatime moderne, përballen me rreziqe të mëdha, si për jetën e tyre ashtu edhe të njerëzve që ata janë dërguar për të mbrojtur. Më shumë se 1.600 paqeruajtës kanë vdekur në misionet aktuale. Qeveritë demokratike vuajnë peshën e njerëzve të fortë apo lëvizjeve të rrezikshme nacionaliste. Në një botë kaotike, gratë vuajnë përshkallëzimin e dhunës dhe abuzimit, ndërsa shumë qeveri ende mohojnë të drejtat themelore.
Organizata ndërkombëtare 70-vjeçare, duhet pra të ripërtërihet. Dhe për fat të mirë, një vit i mundësive të mëdha shtrihet përpara, nëse qeveritë anëtare do të jenë serioze në lidhje me mbajtjen e premtimeve të tyre. Ndryshime të rëndësishme janë në kalendarin e vitit 2016: zgjedhja e një sekretari të ri të përgjithshëm, hartimi dhe miratimi i një politikë e re mbi zhvillimin global, dhe marrëveshja e fundit kundër ndryshimeve klimaterike që do të fillojnë të zbatohet, për të testuar angazhimin e vendeve mbi shmangien e ngrohjes globale, që do të kishte pasoja katastrofike.
Një raport i publikuar nga ekspertë të pavarur në qershor të këtij viti, propozonte ndryshime rrënjësore në strukturën institucionale të operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, që tashmë ndodhen në tryezën e OKB-së. Ekziston shqetësimi nëse anëtarët e fuqishëm e të përhershëm në Këshillin e Sigurimit – Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, do të bëjnë përpjekje për të shmangur bllokimin e vendimeve kritike për zgjidhjen e krizave globale, sikurse është konflikti në Siri.
Këshilli mund të konsiderojë kufizimin e përdorimit të vetos, edhe tek 5 vendet qe e kanë të këtë të drejtë aktualisht. Kjo cilësohet si një lëvizje e pamundur, por ajo që është diskutuar më shumë është reforma e Këshillit të Sigurimit dhe zgjerimi i tij. Por vendimi më i rëndësishëm, siç e përmenda më lart është zgjedhja e kreut të ri të OKB-së që do të zëvëndësojë Ban Ki-Munin, ish-ministrin e Jashtëm të Korenë e Jugut, që e ka mbajtur këtë post që nga viti 2007.
Një zotëri i qeshur e i sjellshëm, dhe i vlerësuar përgjithësisht si i ndershëm i aftë, e me qëllime të mira, Ban ka qëndruar shpesh në sfond, i rrethuar nga kolegët e besnikët e tij, përveçse në raste ceremoniale. Ai ka bërë disa emërime të mira dhe të tjerat që janë të mistershme, duke preferuar kandidatë me profil të ulët, sikurse është ai vetë.
Por a është sistemi i aftë për të gjetur një pasues me ndikim botëror? Kërkimi ka filluar tashmë, me disa emra të rinj inkurajues. Tradicionalisht, shefi i OKB është zgjedhur nga kombet më të fuqishme, anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit ose një në mesin e tyre, pas dyerve të mbyllura. Një ish-ambasador italian në OKB, tha se procesi ishte pak a shumë si të zgjidhej një Papë:Të gjithë të tjerët rrinin në këmbë përqark, duke pritur për shtëllugën e tymit të bardhë. Kandidati i Këshilli i Sigurimit, pastaj kalonte për miratim në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa ndodhte rrallë që kandidatura të sfidohej.
Atmosfera ishte veçanërisht i hidhur në vjeshtën e vitit 1996, kur administrata e Klintonit refuzoi të votojë pro një mandati të dytë për Butros Butros Galin në krye të OKB, thjesht për arsye të brendshme politike:Ai qe i papëlqyeshëm nga republikanët e së djathtës ekstreme. Francezët, që e mbështetën fuqimisht atë, ishin shumë pak për të ndryshuar situatën.
Zgjedhja përfundimtare ishte Kofi Anan, kandidati i mbështetur nga SHBA, një zyrtar nga Gana dhe që karriera e tij OKB-së kishte të bënte me drejtimin e një misioni paqeruajtjës. Me sa duket, ekipi i Klintonit mendonte se Anan mund të manipulohej lehtë, dhe nuk do të provokonte Kongresin. Sa gjykim i gabuar!:Gjatë mandatit të tij 10-vjeçar, që filloi në vitin 1997, Anan u dëshmua një zë i pavarur.
Në vitin 2004, ai e cilësoi pushtimin amerikan të Irakut si të paligjshëm, dhe ai më vonë e mbrojti OKB- nga kundërsulmet e ashpra të kongresmenët amerikanë, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e shefit të OKB-s, duke e fajësuar atë për skandalin e mëhershëm me progamin “naftë në këmbim të ushqimit” në Irak, para pushtimit amerikan.
Ai “skandal”, u zbulua më vonë se ishte kryesisht përgjegjësi e kompanive amerikane, evropiane dhe australiane të cilat shkelën sanksionet e OKB për të bërë biznes me qeverinë e Sadam Huseinit. Ban Ki-Mun, i zgjedhur gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, është konsideruar gjithmonë si kandidati i preferuar i amerikanëve.
Në vitin 2016, një numër kombesh, vetëm ose në grupe, dhe një trupë e organizatave të shoqërisë civile janë të vendosur për ta bërë transparent procesin e zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm transparent, me CV-të e plota të kandidatëve në faqen zyrtare të organizatës, dhe me intervista të zgjeruara rreth platformave të tyre. Dhe për herë të parë, ka marrë mbështetje të gjerë fushata për zgjedhjen për herë të parë në këtë detyrë të një gruaje.
Kërkimi për kandidatet femra ka çuar në një debat të gjerë, rreth asaj nëse OKB-ja duhet të vërë në funksionim sistemin jozyrtar të rotacionit rajonal, për zgjedhjen e Sekretarëve të Përgjithshëm. Blloku i vendeve të Evropës Lindore, këmbëngul se është “radha” e tyre për të zgjedhur një kandidat, pasi askush nga ai rajon nuk është zgjedhur ndonjëherë në këtë post. Por, çfarë ndodh nëse asnjë grua nuk kualifikohet për këtë detyrë? A duhet të kërkohen kandidate në Amerikën Latine apo Kanada, ku gratë mbajnë në poste të rëndësishme?
Analistët mendojnë së këtë herë Rusia do të jetë më përcaktuese sesa SHBA-ja, pra që kandidatja apo kandidati që mund të zgjidhet nga Evropa Lindore duhet të ketë pëlqimin e Moskës. Dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit do të mund të bllokojë kandidatët nga rajonet e tjera. Kremlini ka ndërkaq një ministër të huaj shumë finok, Sergej Lavrov, ish-ambasador në OKB me shumë vite përvojë e me një reputacion në rrethet e Pallatit të Xhamtë, si dhe një marrëdhënie të mirë pune me Sekretarin amerikan të Shtetit Xhon Kerri. Shumica e vendeve shpresojnë se çdo kandidat i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të fundit të presidencës Obama do të jetë më i fortë, për shkak të frikës se një president republikan dhe një shumicë republikane në kongres mund të kenë një qasje më izolacionaliste në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Paraja është një tjetër faktor: Shtetet e Bashkuara kontribuojnë në pjesën më të madhe të buxhetit të OKB-së se çdo vend tjetër, si në vlerësimet buxhetore ashtu edhe donacionet vullnetare.
Në Nju Jork, misionet diplomatike rreth OKB-së po vihen gjithnjë e më tepër në dyshim. Shumë nga diplomatët e dërguar të OKB-së, nuk kanë ekspertizën apo aftësinë për të mbajtur hapin me kërkesat e reja. “Çështjet me të cilat po përballet bota po bëhen gjithnjë e më komplekse”- thotë Hardeep Singh Puri, ish-ambasador në OKB për Indinë, që tani është zv. president i Institutit Ndërkombëtar të Paqes.
“Merrni për shembull çështjet që lidhen me terrorizmin. Ato kanë disa dimensione, identiteti politik, ideologjia dhe krimi i organizuar. Ju duhet të njihni lidhjet e njërit fenomen me tjetrin. Apo merrni paqe dhe sigurinë:Korniza e OKB-së mbi të dyja çështjet, ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitin 2000, me miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1325, e cila përfshiu dhe mbrojtjen e grave në mandatin e misioneve paqëruajtëse, tek vendet në konflikt.
Ish-ambasadori kanadez në OKB dhe deri në vitin 2013 president i Qendrës Kërkimore për Zhvillim Ndërkombëtar, David Malone, mendon se Kombet e Bashkuara duhet të rimodelojnë në përgjithësi teknologjinë e komunikimit dhe strategjive, të cilën ai e quan “shumë, shumë të vjetëruar” në një botë që ecën më hapin e shpejtë të mediave.
Një shkundje nga mendësia e vjetër e menaxhimit është mëse e nevojshme, shton ai, pasi organizata do të përballet me “realitetin e më pak parave në dispozicion dhe më shumë aktiviteteve” për vitet që do të vijnë. “Këto organe ndërkombëtare po sfidohen nga realitetet e reja që ende nuk janë kuptuar në brendinë e tyre”. Për shkak të kësaj, Malone thotë se gara për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm në vitin 2016, do të jetë kritike.
Për Kombet e Bashkuara, do të çelet një derë në 1 janar për të lejuar më shumë diell dhe ajër të freskët. Do të jetë një ftesë – dhe gjithashtu një sfidë, për 193 shtetet anëtare të OKB-së për t’u ngritur në përgjegjësinë e programeve dhe iniciativave të reja që ato ndihmuan të krijohen.
Edhe ata “burokratë” shpesh-skeptikë të OKB-së, duhet të përshtaten. E sigurtë është se një numër i pallogaritshëm njerëzish në mbarë botën, të cilët nuk janë as liderë qeveritarë e as zyrtarë të OKB-zyrtarë, kanë gjetur një zë në përpilimin e këtyre politikave, dhe gjenden në një pozitë më të fortë për të vazhduar presionin për arritjen e ndryshimit. / “The Nation”