Uncategorized

A duhet të vendosim maskë kur vrapojmë?

Ndoshta jo – por nëse përdoret siç duhet, vendosja e maskës nuk të dëmton por mund të ndihmojë që dhe të tjerët të vendosin një të tillë.

Qendra për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të mbulohet fytyra kur distanca sociale nuk është e mundur. Një shëtitje në ajër të pastër ose vrapimi në natyrë nuk bën pjesë në këtë kategori.
Në përgjithësi, maskat bëhen më të dobishme kur rreziku i infeksionit rritet. Nëse keni kontakte të ngushta dhe ë të zgjatura me njerëz që mund të jenë të sëmurë, përdorimi i një maske ka më shumë mundësi t’ju mbrojë. Po ashtu,  nëse mund të jeni të sëmurë dhe keni kontakte  të ngushta dhe  të zgjatura me të tjerët, një maskë ka shumë të ngjarë t’i mbrojë ata nga mikrobet tuaja.

“A ka njerëz që kanë ndërveprime të zgjatura dhe të afërta me njëri -tjetrin?” tha Saskia Popescu epidemiologe. “Sepse kjo është ajo që konsiderohet më shumë me rrezik të lartë. … Kontakti ballë për ballë për një kohë të gjatë.”

Kjo është arsyeja pse QKPS kishte rekomanduar maska ​​për njerëzit që e dinë se janë të sëmurë ose bashkëveprojnë me dikë që është i sëmurë. Njerëzit të cilët ndërveprojnë shpesh me të tjerët si pjesë e punës së tyre, si një infermierët ose shitësit e dyqaneve ushqimore, duhet të përdorin maska. Kjo veçanërisht përfshin punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kalojnë më shumë kohë me njerëz të sëmurë se kushdo tjetër – kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për maska ​​dhe paisje mjekësore të tjera më shumë.

Disa grupe të popullsisë, gjithashtu duhetr të konsiderojnë përdorimin e maskave dhe pse mund të jetojnë në mjeside më pak të rrezikshme, si  psh njerëzit që janë më të moshuar ose kanë gjendje kritike shëndetësore, si një sistem imuniteti i kompromentuar që i vë ata në rrezik edhe më të madh nëse janë të infektuar.

Përveç përfitimeve shëndetësore, ekziston gjithashtu një vlerë e mundshme sociale kur vendos një maskë: Mund të shtyjë më shumë njerëz të tjerë  ta bëjnë këtë. Nëse më shumë njerëz dalin në publik duke veshur maska, kjo mund të ndihmojë në heqjen e stigmës që vetëm njerëzit e sëmurë veshin maska. Pra, nëse dilni me një maskë shpesh herë, kjo jo vetëm që mund t’ju ndihmojë juve dhe ata përreth jush, por mund të ndihmojë që të futni një normë më të shëndetshme edhe për pjesën tjetër të shoqërisë.

Vox/bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button