Enciklopedike

A e dini se si funksionon shkretëtira si një makinë kohe?

Njeriu ka frikë kohën, ndëra koha ka frikë piramidat, thotë një proverb i lashtë egjiptian. Vështirë se ka  monumente të tjera në tokë më të vjetra, sesa këto varre të mëdha, të ndërtuara më shumë se 4.500 vjet më parë mbi rërën e shkretëtirës. Vetë shkretëtirat e Tokës, janë deri në 80 milionë vjet të vjetra, por ato nuk janë peisazhet më të vjetra në planet.

Sa herë që ne hyjmë në një shkretëtirë, kthehemi pas në kohë. Peisazhet e thata e të nxehta, ruajnë objekte mijëvjeçare të vjetra, tamam si një makinë e kohës. Gjërat që do zgjasnin vetëm disa javë në rajone të tjera të botës, mund të zgjasin gati përgjithmonë në shkretëtira. Proceset kimike si kalbja, dekompozimi dhe prishja, ngadalësohen në mënyrë dramatike.

Sfinksi e Madh në Giza, një nga monumentet më të famshme të Egjiptit, do të ishte bërë një gungë e panjohshme prej guri ranor, sikur të mos ishte varrosur nën shkretëtirë. Vetëm disa vite pas përfundimit të saj, stuhitë e përvitshme të rërës e varrosën Sfinksin me përmasa 70 me 20 metra, deri në mjekrën e tij. Ashtu si maja e një ajsbergu mbi ujë, skulptura misterioze u fsheh nën rërë, dhe  në këtë mënyrë arriti të mbijetojë e pashqetësuar për më shumë se 4 mijëvjeçarë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button