Republika
Një qeveri, autoriteti i të cilës varet nga votat e qytetarëve, të cilët përfaqësohen përmes zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar, përmes zgjedhjeve të lira.
Teokracia
Një qeveri ku priftërinjtë sundojnë në emër të Zotit, ose nga zyrtarë që konsiderohen të udhëhequr prej hyjnive, apo që vepron në përputhje me parimet e një feje të caktuar.
Teknokracia
Një qeveri ku shkencëtarët dhe ekspertët teknikë kanë kontrollin e shtetit, dhe ku sundimtarët përzgjidhen në bazë të njohurive/aftësive të tyre, dhe jo pasurisë/pushtetit.
Anarshia
Anarshia është gjendja e mungesës së ligjit, një gjendje pa ligje dhe me kaos (që zakonisht rezulton nga dështimi i qeverisë).
Oligarkia
Sundimi i të paktëve. Eshtë një formë strukture pushteti, ku praktikisht pushtetin e kanë një grup personash apo familjesh.
Tirania
Qeveria ose autoriteti i një sundimtari absolut; ushtrim arbitrar i pushtetit mbi njerëzit pa u kërkuar, për qëllime të qeverisjes, miratimi me ligj dhe drejtësi.
Federata
Një organizim politik që karakterizohet nga bashkimi i shteteve të vegjël, grupeve apo partive, që janë të vetëqeverisura në punët e brendshme dhe janë të bashkuara në një qeveri qendror.
Junta
I referohet një grupi apo një koalicioni, që merr kontrollin e shtetit pasi përmbys një qeveri. Zakonisht kjo bëhet prej grupeve ushtarake.
Demokracia
Demokraci do të thotë “sundim i popullit”. Termi sot i referohet një sistemi politik, ku populli apo përfaqësuesit e tij të zgjedhur vetëqeverisen.
Autokracia
Një qeveri e kontrolluar prej pushtetit absolut, dhe në duart e një personi të vetëm, me kufizime minimale në vendime si dhe një mungesë mekanizmash kontrolli popullor.
Fashizmi
Eshtë një mënyrë qeverisjeje që mbron kontrollin total të popullit dhe kërkon të promovojë vlerat e lashta dhe kulturore si dhe të crrënjosë influencat e huaja.
Monarkia
Një qeverisje ku autoriteti suprem i jepet një figure të vetme dhe zakonisht trashëguese, si një mbret, dhe kompetencat e të cilit mund të variojnë, nga absolute, në zero.
Plutokracia
Qeveri e drejtuar nga të pasurit apo pushtet i siguruar prej pasurisë, shpesh herë përdoret për të përshkruar një klasë të pasur që kontrollon një qeveri, shpesh herë nga prapa skenës.
Totalitarizmi
Një sistem totalitar, është ai ku një autoritet i vetëm politik rregullon kontrollin total mbi shtetin, që është i centralizuar dhe diktatorial.
Komunizmi
Si sistem qeverisjeje, komunizmi është një sistem ku shteti është pronar dhe vë në funksion industrinë në emër të popullit.
Diktatura
Një formë qeverisjeje ku pushtetin e ka tërësisht një njeri apo një grup njerëzish. Ky sundim mund të përftohet prej trashëgimisë, ose forcës, dhe është shpesh herë shtypëse./bota.al