Lëkura është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë:kryen detyra shumë të ndryshme mes tyre, por secila prej tyre është e domosdoshme në synimin për të ruajtur jetën. Kur për shkak të ndonjë djegie apo aksidenti, trupi gjendet pa pjesë të caktuara të lëkurës, mund të jetë subjekt i infeksioneve të të gjitha llojeve.
Shkenca dhe mjekësia po punojnë prej vitesh për një zgjidhje të aftë për të shpëtuar jetën e atyre, që për shkak të incidenteve nga më të ndryshmet, janë të privuar nga lëkura e tyre apo pjesë të caktuara të saj. Per shembull, në mesin e shumë studiuesve, kërkuesit në ‘Massachusetts Institute of Technology’ kanë gjetur një zgjidhje revolucionare të quajtur “Integra”, apo një lloj lëkure artificiale.
Në mesin e shpikësve të saj, Profesor Janas shpjegon se “Integra” është një cipë revolucionare, pasi ajo është e aftë të kryejë dy funksione të ndryshme. Në fakt në një moment të parë, lëkura artificiale mbulon pjesët e dëmtuara të trupit, në mënyrë që të parandalohet si dehidratimi por edhe infeksionet e mundshme; ndërsa në një kohë të dytë një membranë e tillë funksionon si një skelë reale ku mund të riten qelizat e reja të lëkurës, në mënyrë që në fund të trajtimit, të kemi një lëkurë re. Teksa lëkura rritet sërish në mënyrë natyrale në trupin e pacientit, membrana “Integra” shkrin në trup, derisa zhduket fare. /bota.al