Shkence

A ëndërrojnë njerëzit në koma?

koma

Pacientët në gjendje kome duken të pandërgjegjshëm. Ata nuk u përgjigjen prekjeve, tingullit apo dhimbjes, dhe nuk mund të zgjohen. Truri i tyre shpesh herë nuk shfaq shenja të ciklit normal të gjumit-zgjimit, gëj që do të thotë se nuk ka gjasa që të jenë duke ëndërruar. Megjithatë, shumë njerëz që kanë dalë nga gjendja e komës, kanë folur për ëndrra në të cilat ka penetruar diçka nga bota e jashtme. Të tjerë kujtojnë makthe që kanë vazhduar pa fund.

Endërrojnë apo jo, kjo gjë ndoshta varet nga shkaku i komës. Nëse korteksi pamor dëmtohet rëndë, atëherë ëndrrat me pamje do të humbasin; nëse shkatërrohet korteksi dëgjimor, atëherë nukd o të jenë në gjendje të dëgjojnë zëra në ëndërr. Nëse shkaku është dëmtimi në zona të trurit, si sistemi i aktivizimit reikular, që kontrollon ciklin gjumë-zgjim, mund të mos ndodhin ëndrra normale, por mund të ketë gjendje të tjera si-në-ëndërr. Termi “koma” mbulon shumë gjendje. Deri kur t’i kuptojmë më mirë, është e vështirë të thuhet se cilat mund të përfshijnë edhe ëndrrat./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button