Për Albert Ajnshtajnin keni dëgjuar gjithmonë se nuk kishte nota të mira në shkollë. Por a është kjo e vërtetë? Një artikull i botuar në “The New York Times” në vitin 1984, që kishte analizuar dokumentet shkollore në lidhje me zhvillimin e shkencëtarit të famshëm, si kishte keqinterpretuar ato. Sistemi i vlerësimit të përdorura në shkollën e Aargaut në Zvicër, ku Ajnshtajni ishte duke studiuar, përdorte një shkallë vlerësimi nga 1 me e larta deri në 6 që ishte minimalja.
Listave e notave të nxënësve për dy semestra tregonte notën 1 në shumicën e lëndëve, ndërsa vitin tjetër në të njëjtat lëndë nota që mbizotëronte ishte 6. Megjithatë këto rezultate nuk tregonin një përkeqësim të ecurisë në shkollë sikurse mund të konstatohet lehtësisht, por një ndryshim në sistemin e notave nga ana e vetë shkollës, që në fakt në vitet që pasuan përcaktoi 6 si notë maksimale.
Nota e vetme më pak e shkëlqyer për Ajnshtajnin ishte ajo në gjuhën frënge, një lëndë ku ai ishte vlerësuar me notën 3. Gjithësesi gjatë jetës së tij, ai mbajti disa konferenca duke folur frëngjisht në mënyrë të rrjedhshme. Ndërkohë nuk studioi gjuhën angleze, një faktor veçanërisht kufizues kur u transferua në SHBA për t’i shpëtuar nazistëve.
Pra miti ka lindur nga një keqkuptim i thjeshtë. Në realitet Albert Ajnshtajni, pavarësisht dileksisë dhe faktit që mësoi të lexojë vetëm në moshën 9-vjeçare, ishte shumë i zgjuar edhe që fëmijë i prirur për fizikën dhe matematikën, dhe përgjatë jetës së tij shkollore ai mori gjithmonë nota të mira. Është e vërtetë se në vitin 1895, në moshën 16–vjeçare, ai u përpoq të nisë studimet ne Politeknikumin e Zyrihut, por nuk u lejua për shkak se s’kishte moshën e duhur, dhe se nuk mundi të kalojë provimin pranues në shkencat shoqërore. Pas diplomimit në gjimnazin e Aargaut, Ajnshtajni ishte në gjendje të hynte në Politeknikum, përfundoi studimet në korrik të vitit 1900 me një votë 4.9/6, duke u renditur i katërti në mesin e 5 të promovuarve të kursit të tij./bota.al