Bota

A i ka spiunuar SHBA presidentët francezë Chirac, Sarkozy dhe Hollande?

Screen Shot 2015-06-26 at 09.23.16

Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar, të paktën që nga viti 2006 deri në maj të 2012-ës tre presidentët francezë, Jacques Chirac , Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, sipas dokumenteve të Ëikileaks të publikuara të martën nga “Liberation” dhe “Médiapart”.

Agjencia e Kombëtare e Sigurimit (NSA) ka vënë në shënjestër tre kokat franceze të shtetit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tyre si diplomatë, krerë kabinetesh duke i përmbledhur dokumentet e mara nga këto përgjime nën titullin “Spiunazhi Elize”.

Qeveria franceze nuk vonoi të reagonte. Ministri i Bujqësisë, Stephane Le Foll, tha në një intervistë se “kjo është e papranueshme mes aleatësh”. “Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë shpesh aleatë në emër të demokracisë dhe lirisë. Një mbulimi i tillë nuk është i pranueshëm, as i kuptueshëm”, tha ai për kanalin “i-Tele”.

Drejtori i “Liberation”, Laurent Joffrin, në deklarata për “BFMTV”, theksoi se ajo që NSA ka bërë “ishte një operacion i madh”. Jofrin tha se në dokumente përfshiheshin tablatet e përgjimeve me data dhe numrat e telefonit të përgjuar.

Dokumentet e ËikiLeaks për këtë çështje përfshijnë pesë raporte analize të NSA-së të destinuara për agjentët e shërbimeve sekrete amerikane, dhe dy prej tyre për vendet me të cilat Uashingtoni ka një partneritet të veçantë në këtë fushë (Australi, Kanada, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar).

Ndërsa shënimet konsiderohen shumë konfidenciale, në të vërtetë ato nuk përmbajnë sekrete shtetërore pranoi “Liberation”, por tregojnë interesin e NSA-së për Francën, siç e ve në dukej baza e të dhënave të numrave telefonikë fiks, apo celularë të zgjedhur për rikuperimin masiv të informacioneve.

Analiza e fundit e agjencisë në dispozicion, të datës 22 maj 2012, tregojnë për shembull, për “takimet sekrete” në fund të 2011-ës për një dalje të mundshme të Greqisë nga zona e euros. Një tjetër analizë gjatë mandatit të presidentit Nicolas Sarkozy (2007-2012) tregon se si shefi konservator i shtetit e konsideronte veten “si të vetmin njeri të aftë për zgjidhjen e krizës financiare në vitin 2008; Apo si ankohej në vitin 2010 për tërheqjen e SHBA-së nga propozimi për një “marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi” në terrenin e shërbimeve sekrete.

“Liberation” vuri në dukje se zgjedhja e dokumenteve të publikuara nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e veprimtarisë së spiunazhit të NSA me udhëheqësit e Francës, por konfirmojnë deri në ç’pikë Uashingtoni donte të njihte në detaje komunikimet e vendeve aleate.

Në një reagim të parë për zbulimet e këtyre përgjimeve, burime të afërta me Hollande tregojnë se kreu i shtetit gjatë një vizite në Uashington në shkurt të 2014-ës ka marrë zotimin e Barack Obamas se do të përfundonin përgjimet pa dallim për vendet aleate.

Elizeu njoftoi dje se Hollande do të bëjë një mbledhje me ministra dhe drejtues të lartë ushtarakë për të bërë një vlerësim të informacioneve të bëra publike në mënyrë që të nxjerrin konkluzionet e duhura. Ministri i Punëve të Jashtme francez Laurent Fabius ka thirrur ambasadorin e SHBA-së në Paris për të dhënë shpjegime në lidhje me filtrimet.

Paralelisht Parisi dërgoi një oficer të inteligjencës në Uashington për të biseduar personalisht në lidhje me përgjimet.

Leave a Reply

Back to top button