MAINSport

A janë penalltitë mënyra më e drejtë për të shpallur fituesin e një ndeshje?

Fati i finales së pestë të Kampionatit Evropian të futbollit – edicioni i 16-të i të cilit po luhet aktualisht në të gjithë kontinentin – u vendos nga penalltia më e famshme në historinë e këtij sporti. Në vitin 1976, 120 minutat lojë nuk arritën që të shpallnin një fitues midis  Çekosllovakisë dhe Gjermanisë Perëndimore.
Në këto kushte u kalua tek gjuajtja e penalltive, hera e parë që po provohej në një turne të madh. Në momentin kur çekët ishin në avantazh 4-3, ishte radha e Antonin Panenkës. Duke i dhënë të kuptojë portierit, sikur do të gjuante në anën e majtë dhe pasi priti që portieri gjerman të hidhet në atë krah, mesfushori e goditi topi me shumë delikatesë në qendër të portës, duke i siguruar kësisoj titullin kampion vendit të tij.

Deri më sot gjuajtje të tilla nga pika e bardhë (shpeshherë të pritura) njihen si alla Panenka. Por gjuajtjet e penaltive, janë që nga vitit 1976 spektakle të paharrueshme për shkak të dramës që bartin. Formati i tyre është i thjeshtë. Nëse, në një ndeshje me eleminim direkt, dy ekipe janë barazim pas lojës së rregullt prej 90 minutash, dhe pas 30 minutave shtesë, ftuesi përcaktohet nga gjuajtja e penalltive.

Secila nga skuadrat zgjedh 5 lojtarët që do të gjuajnë penalltitë, dhe në fund fitues është ekipiqë shënon më shumë se sa kundërshtari. Nëse pas 5 gjuajtjeve të para, skuadrat janë sërish në barazim, lojtarët e mbetur godasin nga një penallti, e cila nëse realizohet ose humbet përcakton direkt fituesin dhe humbësin.

Pre e presionit mund të bien edhe futbollistët më të mirë. Në finalen e Kupës së Botës së vitit1994, sulmuesi i famshëm italian Roberto Baxho gaboi në gjuajtjen e pestë të skuadrës së tij, duke ia dhuruar titullin titullin kampion Brazilit.

fakt gjuajtjet e penalltive janë shoqëruar aq shumë gabime nga skuadrat e mëdha, sa qëpërshkruhen shpesh si një lotari. Studimet kanë gjetur pak prova se ato favorizojnë skuadrat më të mira. Në këto kushte, ekzistojnë 2 mënyra për të pasur një mekanizëm më të ndershëm.

E para është të përmirësojmë vetë formatin e gjuajtjes së penalltive.

Për shembull është provuar se ekipi që nis i pari gjuajtjen e penalltive, ka një avantazh të rëndësishëm. Sipas një studimi nga London School of Economics, ai fiton në rreth 60 për qind të rasteve.

Kjo ndodh ndoshta për shkak të presionit psikologjik mbi lojtarët që gjuajnë të dytët, të cilët duhet të shënojnë për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tyre. Vendimi se kush gjuan i pari merret përmes hedhjes së monedhës.

FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, ka provuar formatin ABBA, pra penalltinë e parë e gjuan njëra skuadër, më pas gjuajnë rresht 2 lojtarët e ekipit kundërshtar, dhe më pas gjuan lojtari i dytë i ekipit që nisi i pari gjuajtjen e penalltive.

Ky është i njëjti format që përdoret në lojën e tenisit. Por eksperimenti nuk u konsiderua i suksesshëm, pasi vetë mbështetësit e saj e cilësuan si shumë konfuze. Në këtë rast ata duhet të përballen me konstantën matematikore ProuhetThueMorse.

Kjo lloj skeme, ABBABAAB, konsiderohet më e ndershmja për gjuajtjet e penalltive, dhe ajo përdoret në shumë duele të tjera sportive, si për shembull në turnetë e shahut. Shumë eksperimente sugjerojnë se përdorimi i skemës ProuhetThueMorse, i barazon shanset e ekipeve, afërsisht në nivelet 50-50.

Mënyra e dytë për t’i dhënë ekipit më të mirë meritor shansin më të mirë për të fituar, është heqja dorë nga penalltitë. Një opsion është një lloj tjetër sfide, në të cilin lojtarët nisen me topin nga mesi i fushës dhe kanë një kohë të caktuar për ta mposhtur portierin (nganjëherë skemës i shtohet edhe një mbrojtës kundërshtar).

Kjo skemë mund të kërkojë më shumë aftësi, sesa thjesht bërja gol nga distanca 11 metra. “Goli i artë”, në të cilin fiton ekipi që shënon i pari në kohën shtesë, u testua dhe më pas u anulua shpejt, pasi inkurajonte shumë futbollin mbrojtës.

Ndoshta ideja më bindëse është një formë e “Golit të artë”, në të cilën nuk ka asnjë kufizim në kohën shtesë. Por një lojtar nga secili ekip hiqet nga fusha në intervale të rregullta (le të themi çdo 10 minuta). Hapësira shtesë që krijohet por edhe lodhja fizike, shton shanset për të pasur një gol që mund ta zgjidhë sfidën.

Por për shumë tifozë, është pikërisht ideja që një ekip më i dobët gjatë një ndeshjeje mund të ketë mundësi të eleminojë një rival shumë më të fuqishëm, ajo që i bën shumë tërheqëse penalltitë. Dhe çekët jo favoritë në atë finale, që arritën të mposhtnin nga pika e bardhë ekipin e fortë të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1976, vendosën një precedent edhe në këtë drejtim. / The Economist – Bota.al

Back to top button