Horizonti.al

A janë të trashëguara gjenetikisht shijet që kemi?

Nga Emma Byrne

Po, kjo është e vërtetë. Falë studimeve që kanë monitoruar binjakët identikë, dhe ato mbi të dhënat e gjeneve nga kompanitë e gjenomës personale, ne e dimë tashmë se ekzistojnë disa gjene, të cilat ndikojnë në ndjenjën tonë të shijimit, shqisën tonë të nuhatjes, dhe madje edhe qendrat e shpërblimit në tru.

Për shembull, gjasat tona për të menduar se koriandra (majdanozi kinez) ka shijen e sapunit, vijnë për shkak të variantit të gjenit të receptorit të aromës OR6AS që trashëgojmë. Po ashtu gjenet mund të ndikojnë nëse ju mund ta shijoni ose jo përbërjen e hidhur feniltiokarbamid (rreth 30 për qind e evropianëve kanë variacionin e gjenit të receptorit të shijes TAS2R38 që i bën ata “të verbër ndaj shijes” së asaj që ngjan me atë të lakrës).

Edhe shkalla në të cilën qendrat e shpërblimit të trurit tuaj, reagojnë ndaj proshutës mund ta kenë origjinën tek ADN (për këtë duhet të fajësoni variantin tuaj të CNTN5, nëse jeni të varur nga kjo shije mishi). Por preferencat tona ushqimore nuk vijnë vetëm nga gjenet tona.

Ne e dimë që foshnjat në mitër do të “marrin frymë” në lëngun amniotik, dhe të porsalindurit preferojnë shijen dhe aromën e përbërësve, që kanë ngrënë më shumë gjatë shtatzënisë nënat e tyre.

Edhe pse të gjithë jemi të predispozuar gjenetikisht të dyshojmë mbi ushqimet e hidhura – pra ato janë zakonisht toksike për njerëzit – shumica prej nesh mësojnë t’i tolerojnë, madje edhe t’i duam ushqimet e hidhura si kafeja, çokollata ose alkooli, pasi zbulojmë përfitimet që vijnë prej tyre. Pra, gjenet tuaja mund të kenë shumë ndikim, por ato janë larg nga të qenit e gjithë historia. / “Science Focus” – Bota.al

Back to top button