Teoritë e konspiracionit kanë qenë virale kohët e fundit në rrjetet sociale, nga pretendimi tërësisht i pa mbështettur në fakte se miliona njerëz votuan në mënyrë të paligjshme në Kaliforni gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, tek pohimet e rreme në lidhje me protestuesit e paguar e të transportuar me autobusë në mitingjet e Tramp.
Teoritë e konspiracionit, të cilat zakonisht përfshijnë një ose disa agjentë të fuqishëm që manipulojnë ngjarjet botërore, pranohen nga një pjesë e madhe e amerikanëve. Një analizë e
4 sondazheve kombëtare, ka zbuluar se gjysma e të anketuarve bien dakord me të paktën një teori konspiracioni, si p.sh pretendimin se presidenti në largim Barak Obama ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, apo se kriza financiare u orkestrua qëllimisht nga një grup bankierësh në Uoll Strit.
Për shkak se teoritë e konspiracionit mund të ndikojnë mbi qëndrimin e njerëzve ndaj individëve, grupeve shoqërore, institucioneve dhe politikave të ndryshme, ato janë shpesh me interes për ata që studiojnë sjelljen e opinionit publik dhe individëve. Por këto teori janë edhe në interesin e psikologëve mbi atë zbulojnë mbi mendjen e njeriut. Po çfarë i bën teoritë e konspiracionit kaq bindëse për kaq shumë njerëz? Dhe përse disa njerëz janë më të prirur për t’i besuar atyre se sa të tjerët?
Dhjetra studime kanë filluar të shqyrtojnë këto pyetje. Bazuar në këto studime, ne e dimë se njerëzit që besojnë në një teori konspirative (le të themi që presidenti Xhon Kenedi u vra nga CIA), kanë ndërkohë më shumë gjasa të besojnë në disa teori të tjera (për shembull, se ulja e njeriut në Hënë në 1969 qe një mashtrim). Në fakt, njerëzit që besojnë disa pretendime konspirative (p.sh që Princesha Diana e falsifikoi vdekjen e saj), kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të pranojnë edhe alternativën kontradiktore (p.sh që Princesha Diana u vra).
Këto rezultate sugjerojnë se përveç faktorëve ideosinkretikë që figurojnë në arsyetimin e njerëzve në lidhje me çdo teori konspirative të veçantë, ezkistojnë më shumë tipare të përgjithshme rreth disa individëve apo mjedisit të tyre, që i bën ata më pak apo më shumë të prirur drejt të menduarit konspirativ. (bota.al)
Cilat mund të jenë këto karakteristika më të përgjithshme?
Ndër të tjera, studimet kanë konstatuar se njerëzit kanë më shumë të ngjarë të bien dakord me teoritë e konspiracionit, nëse ata ndjehen të alienuar, të pafuqishëm dhe në pozita sociale të pafavorshme, por edhe në rast se janë mosbesues ndaj të tjerëve. Mendësia konspirative është e lidhur edhe me narcisizmin, refuzimin e klimës shkencore, dhe vullnetit të vet individit për të marrë pjesë në konspiracione.
Përveç kësaj, janë identifikuar një shumëllojshmëri faktorësh demografikë janë për të parashikuar të menduarit konspirativ, duke përfshirë edhe nivelet e ulëta të arsimimit. Këto modele shoqërizimi janë informative, por shpesh të vështira për t’u interpretuar. Për shembull, a është e vërtetë që arsimimi e ul besimin tek teoritë e konspiracionit, apo njerëzit që përkrahin këto lloj teorish kanë më pak gjasa për të ndjekur edukimin formal?
Lëvizja nga korrelacioni tek shkaku është e vështirë në raste të tilla, pasi një eksperiment i vërtetë – në të cilin për shembull njerëzve u caktohen rastësisht nivele arsimimi – mund të jetë e pamundur, jopraktike apo jo etike. Përkundër këtyre sfidave, dy studime të reja hedhin dritë mbi lidhjen midis arsimimit dhe të menduarit konspirativ. Ato e bëjnë këtë jo duke manipuluar arsimimin eksperimentalisht, por nga testimi i hipotezës në lidhje me atë se pse dhe si arsimimi mund të ndikojë mbi besimin tek teoritë e konspiracionit.
Në mënyrë të veçantë, studimi identifikon faktorët që ndërmjetësojnë marrëdhëniet në mes të arsimimit dhe të menduarit konspirativ. Studimi i parë me autore psikologen Karen Dagllas dhe kolegët e saj, u botua në fillim të këtij viti në revistën “Thinking & Reasoning”. Ajo sjell prova se një faktor ndërmjetësues në marrëdhëniet mes të arsimimit të ulët dhe të menduarit konspirativ, është tendenca për t’ia atribuar agjentin dhe qëllimshmërinë aty ku nuk i përket.
Në dy studime me më shumë se 500 pjesëmarrës, të cilët përfunduan një studim online, njerëzit raportuan shkallën në të cilën ata mendonin se kafshët johumane (si peshku), subjektet natyrore (si oqeani), dhe pajisjet teknologjike (si televizori), zotëronin atributet që janë të shpesh të kufizuara për njerëzit, si pasja e qëllimeve dhe vullnetit të lirë.
Ata me arsim të lartë kishin më pak gjasa për t’i zgjeruar këto atribute përtej njerëzve, kurse ata që besonin teoritë e konspiracionit, qenë më të prirur për ta bërë këtë. Më e rëndësishmja, marrëdhënia midis arsimimit dhe besimeve konspirative, mund të shpjegohet pjesërisht nga lidhja ndërmjet secilit prej këtyre faktorëve dhe tendencës për t’i mveshur atribute njerëzore jo-njerëzve.
Kjo tregon se edukimi redukton mbi-dhënien e atributeve ndaj agjensive dhe qëllimshmërisë, dhe se ky reduktim ul joshjen ndaj teorive konspirative, të cilat shpesh parashtrojnë një ose më shumë agjentë që qëndrojnë pas një morie ngjarjesh potencialisht të palidhura me njëra-tjetrën. Studimi i dyrtë me autor psikologun Zhan-Vilem van Prooijen që do të publikohet në numrin e ardhshëm të revistës “Psikologjia e Aplikuar Konjitive”, gjen mbështetje tek dy faktorë shtesë ndërmjetësues:skepticizmin ndaj idesë se problemet komplekse mund të ketë zgjidhje të thjeshta, dhe ndjenjës më të mëdha të kontrollit.
Në të dyja mostrat e pjesëmarrësve holandezë (njëra përfshinte 4.062 lexuesit e një revistë shkencore popullore holandez, dhe e dyta një grup prej 1.251 të rriturish të zgjedhur si përfaqësues të qytetarëve holandezë), pjesëmarrësit me nivele të larta të arsimit, kishin më shumë gjasa të mos pajtoheshin me deklaratat që sugjeronin zgjidhje të thjeshta për problemet komplekse, si “Me politikat e duhura, shumica e problemeve në shoqëri janë të lehta për t’u zgjidhur”.
Pjesëmarrësit me nivele më të larta të arsimimit, mendonin gjithashtu se kishin një kontroll më të madh mbi mjedisin e tyre politik – kishin më pak gjasa të raportonin ndjenja të pafuqisë, kur shohin sesi shpalosen ngjarjet në lajme, dhe më shumë mundësi për të rënë dakord me një deklaratë të tillë si “Qytetarët mund të ndikojnë vendimet e qeverisë” ose “Është e mundur të shprehesh kundër vendimeve të qeverisë”.
Më e rëndësishmja, të dy këta faktorë parashikuan skepticizëm ndaj teorive të konspiracionit, me analizat e mëtejshme që sugjeronin se lidhja ndërmjet arsimimit dhe të menduarit konspirativ, ndërmjetësohet nga të dy këta faktorë. Në një kohë që këto studime dështuan në krijimin e një lidhje shkakësore midis arsimit dhe skepticizëm ndaj teorive konspirative, ato theksojnë idenë se arsimimi sjell me vete një mori pasojash konjitive dhe afektive, dhe se këto të fundit mund të prishin proceset që tërheqin njerëzit drejt besimeve konspirative.
Për më tepër, ato sugjerojnë se një nga këto pasoja konjitive është një largim nga proceset relativisht intuitive dhe automatike – i llojit që mbështet narrativat e thjeshta dhe të qëllimshme – në favor të një të menduari më shumë diskutues dhe analitik. Në fakt, lidhja shkakësore ndërmjet të menduarit analitik dhe refuzimit më të madh të teorive konspirative, është vetëm një pjesë e historisë që e bën të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë eksperimentale:Një studim i publikuar në vitin 2014, zbuloi se pasja e disa detyrave që rrisin të menduarit analitik, i çon njerëzit në një periudhë afatshkurtër të raportojnë një besim më të ulët tek teoritë e konspiracionit, kur u pyetën menjëherë pas përfundimit të punës.
Arsimimi mund të jetë një mënyrë për të gjeneruar efekte të ngjashme, por të qëndrueshme për një kohë më të gjatë. Jo të gjitha teoritë e konspiracionit janë të dëmshme. Disa mund të promovojnë një skepticizëm të shëndoshë, dhe ca të tjera mundet edhe të jenë të vërteta. Por shumë prej tyre kanë pasoja personale dhe politike negative. Vetëm për këto arsye, bën kuptim të hetohet sesi dhe pse lindin teoritë e konspiracionit dhe fitojnë tërheqjen e njërëzve.
Megjithatë, fajësimi i një mesazhi të çoroditur në rrjetet sociale është vetëm një pjesë e tabllosë. Fajtorja e vërtetë është mendja e njeriut – makineria që gjeneron e para tregimet konspirative, dhe që i dikton gjithësecilit prej tyre të lexojë, bjerë dakord dhe ndajë më të miqtë e vet informacione të rreme të marra nga rrjetet sociale. / Npr – www.bota.al