Enciklopedike

A kishte vërtetë kokainë Coca-Cola, në fillimet e veta?

E shpikur nga farmacisti John Pemberton, Coca-Cola debutoi si një “Pije Intelektuale” dhe “Tonik mendjeje” në Atlanta, në vitin 1886. Emri buronte nga ekstraktet e gjetheve të kokës dhe arra kola – dhe po, e para kishte sasi të vogla kokaine. Por nuk ishte aspak e pazakontë. Në fakt, pija konsiderohej një alternativë e shëndetshme ndaj alkoolikes Koka e Verës Franceze, dhe shenjohej si kurë kundë rdhimbjes së kokës, histerisë dhe melankolisë.

Në vitin 1903 – pas shqetësimeve për efektin narkotik të pijes mbi popullsinë – kafeina zëvendësoi kokainën si përbërësi stimulues, por gjurmë të vogla të drogës ishin ende të pranishme deri kur procesi i ekstraktimit u transformua në 1929. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button