Psikologji

A mund të jesh “vetvetja”?

“Thjesht ji vetvetja”, thonë. Sa herë e kemi dëgjuar këtë? Shpesh thuhet se ndihmon në lehtësimin e nervozizmit të një takimi të parë, një ftese sociale që shkakton frikë, ose ditën e parë në një punë të re. Gjithmonë është dikush i armatosur me atë këshillë me qëllim të mirë: “Mos u shqetëso, thjesht ji vetvetja dhe gjithçka do të shkojë mirë!”

Problemi është ky: sa prej nesh e dinë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh vetvetja? Kush është kjo “vetja e vërtetë – qenia e brendshme private që fshihet pas maskës që mbajmë në shumicën e ndërveprimeve publike, ai person real që jemi kur zhvishemi nga egoja jonë dhe aktet shoqërore të mirësjelljes, që synojnë të fitojnë respekt, miratim apo popullaritet?

Psikologët në mbarë botën do të thoshin se miliona njerëz ecin para në jetë, pa e kuptuar kurrë se çfarë përbën vetveten e tyre të vërtetë. Është sikur të kemi harruar individualitetin tonë unik, në nxitimin kolektiv për të qenë gjithçka për të gjithë njerëzit, për t’iu përshtatur portreteve të përsosura në revista, drama televizive dhe filma. Është sikur natyrshmëria dhe origjinaliteti me të cilat kemi lindur të gjithë – dhe të cilat i braktisëm kur ishim fëmijë – të jenë shtypur, apo edhe ndaluar.

Në vend të kësaj, konformiteti dhe përgjegjësia në moshë madhore, janë kombinuar për të shtrembëruar ose tkurrur natyrat tona të vërteta. Miliona prej nesh sillen si dikush tjetër pa e kuptuar, duke adoptuar një “personalitet veprues” të formësuar nga kushtëzimi i të kaluarës sonë dhe gjykimet, pritshmëritë apo rregullat e të tjerëve. Gjatë rrugës, ne kemi zgjedhur dhe mbledhur tipare dhe përgjigje të pranueshme që konsiderohen si “norma”, kështu që ka gjithmonë një tendencë për të vepruar ashtu siç besojmë se duhet të veprojmë, ose si jemi trajnuar për të vepruar, gjatë gjithë kohës, duke i mbajtur qeniet tona të brendshme të lidhura dhe të mbyllura.

Back to top button