Si specie, njerëzit në fakt tregojnë shumë pak diversitet gjenetik. ADN e dy njerëzve që s’kanë lidhje familjare ndryshon vetëm nga 1 në cdo 1000 cifte bazë; orangutangët ndryshojnë me më shumë se dyfishin. Edhe kështu, janë afro 3 miliardë cifte bazë në gjenomën e njeriut, kështu që ka mesatarisht 3 milionë dallime gjenetike mes dy të huajve. Shumica e këtyre dallimeve janë “polimorfizma unike të neuklotideve”, ku ndryshon vetëm një gërmë e kodit gjenetik. Në gjenomin e njeriut janë afro 20 milionë të tilla. Kjo do të thoë që shanset që dikush të ketë të njëjtën ADN janë njësoj si të kesh një tryezë me 20 milionë letra, të gjitha të ndryshme, dhe pastaj të tërheqësh dy herë resht të njëjtën dorë me nga 3 milionë letra./bota.al
1 minute read