Shkence

A mund të krijohen kujtime të gabuara?

Screen Shot 2015-09-30 at 09.19.49

Po, të paktën tek minjtë. Një ekip shkencëtarësh në fakt arriti të formojë në trurin e disa brejtësve kujtime artificiale, sidomos kujtimin e vendeve ku, në fakt, ata nuk kishin qenë kurrë. Nëpërmjet disa elektrodave intrakraniale, hulumtuesit (të udhëhequr nga Gaetan de Lavilléon nga shkolla industriale e fizikës dhe e kimisë në Paris), kanë ndikuar në konsolidimin e kujtimeve të të dhënave të hapësirës: ky proces ndodh gjatë gjumit të gjitarëve dhe përfshin qelizat e koordinatave që, gjatë zgjimit, vazhdimisht tregojnë koordinatat hapësinore të trupit duke vepruar si një “GPS biologjik”.

Pasi ishin zgjuar, minjtë që kishin marrë stimulimin ishin të prirur të shpenzonin më shumë kohë në një zonë të mjedisit në të cilin ata kurrë nuk kishin qenë, ndoshta kjo e lidhur me qelizat e koordinatave aktive gjatë vetë stimulimit, duke treguar se në trurin e tyre ishin formuar kujtimet artificiale. Studimi është publikuar në Nature Neuroscience./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button