Enciklopedike

A mund të ndalë rëra e shkretëtirave, përparimin e evolucionit?

Ora biologjike e Tokës filloi të lëvizë rreth 600 milionë vjet më parë, kur molekulat proteinike me një zinxhir të gjatë, u zhvilluan në forma më të larta të jetës: evolucioni. Prej atëherë, natyra është zhvilluar në të gjithë botën, nga më e vogla tek më e madhja, nga noti tek vrapimi. Vetëm këtu, ku shkretëtira e Atakamës në Kilin Verior takohet me Oqeanin Paqësor, koha ka ndalur.

Dy botë krejtësisht të ndryshme, ndahen përgjatë bregut, njëlloj si nga një mur i padukshëm. Paqësori është oqeani më i madh në Tokë, dhe shtëpia e një numri të paimagjinueshëm bimësh, protozoarësh dhe kafshësh të evoluara, të organizuar në zinxhirë të mëdhenj ushqimore – një kakofoni e vërtetë të jetës.

Ndërkohë që shkretëtira e Atakamës, është një nga vendet më armiqësore në botë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dallimi i zymtë ndërmjet shkretëtirës dhe oqeanit, shkaktohet nga kushtet fizike të pazakonta dhe vendndodhja e shkretëtirës:asnjë vend në Tokë nuk është i thatë, dhe në 7000 metra lartësi mbi nivelin e detit, asnjë shkretëtirë nuk është më e lartë. Kjo lartësi gjeologjike shkaktohet nga një gjë:rëra. Në shkretëtirë pothuajse nuk bie kurrë shi, që do të thotë se sedimentet nuk është lagen kurrë nga deti.

Vetëm në brigjet e Amerikës së Jugut, pllaka tektonike oqeanike Nazca, zbret nën pllakën e Amerikës së Jugut. Sedimentet normalisht veprojnë si një lubrifikant ndërmjet pllakave që lëvizin, por për shkak se mungon këtu, pllakat e pambrojtura kundër njëra-tjetrës, e ngritën shkretëtirën e Atakamës dhe fqinjët e saj, malet e Andeve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button