Bota

A mund të ndryshojë Irani?

ir
Nga Adel Bin Ahmed Al-Jubeir
Riad, Arabia Saudite – Bota po vëzhgon Iranin për shenjat e ndryshimit, duke shpresuar se do të evoluojë nga një shtet mashtrues revolucionar, në një anëtar të respektuar të komunitetit ndërkombëtar. Por Irani, në vend të përballjes me izolimin që ka krijuar për veten, zgjedh të fshehë politikat e tij të rrezikshme sektare dhe ekspansioniste, si dhe mbështetjen për terrorizmin, duke hedhur ndërkohë akuza të pabazuara kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Është e rëndësishme të kuptohet se pse Arabia Saudite dhe aleatët e saj e Gjirit, janë të angazhuara për t’i rezistuar ekspansionit iranian, duke iu përgjigjur me forcë akteve të agresionit nga Teherani. Sipërfaqësisht, Irani mund të duket se ka ndryshuar. Ne njohim veprimet fillestare të Iranit, në lidhje me marrëveshjen për të pezulluar programin e saj për prodhimin e armëve bërthamore.
Sigurisht, ne e dimë se një pjesë e madhe e popullsisë iraniane, dëshiron transparencë më të madhe në vend, dhe marrëdhënie më të mira me vendet fqinje dhe botën. Por qeveria nuk e ndan këtë dëshirë. Sjellja e saj ka qenë e qëndrueshme që nga revolucioni i vitit 1979. Kushtetuta që Irani ka miratuar, e vë theksin tek objektivi i eksportit të revolucionit. Për rrjedhojë, Irani ka mbështetur grupet e dhunshme ekstremiste, duke përfshirë Hezbollahun në Liban, Huthit në Jemen dhe milicisë sektariane në Irak.
Irani apo ndihmësit e saj, janë fajësuar për sulme terroriste në mbarë botën, duke përfshirë bombardimet e kazermave të Shtetet e Bashkuara në Bejrut në vitin 1983, Kullat Khobar në Arabinë Saudite në vitin 1996, si dhe vrasjet në restorantin Mikonos në Berlin në vitin 1992. Dhe sipas disa vlerësimeve forcat e mbështetura nga Irani, kanë vrarë mbi 1.100 trupa amerikane në Irak që nga viti 2003.
Irani përdor sulmet ndaj selive diplomatike, si një instrument i politikës së tij të jashtme. Pushtimi  i ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 qe vetëm fillimi. Prej atëhere, ambasadat e Britanisë, Danimarkës, Kuvajtit, Francës, Rusisë dhe Arabia Saudite, janë sulmuar në Iran apo jashtë vendit nga përkrahësit e rregjimit. Diplomatët e huaj dhe kundërshtarët politikë vendas, janë ekzekutuar në mbarë botën.
Hezbollahu, kopja e Iranit, përpiqet të kontrollojë Libanin dhe financon luftën kundër opozitës siriane – dhe në këtë mënyrë ndihmon në lulëzimin e Shtetit Islamik. Është e qartë se pse Irani dëshiron që Bashar Al-Asadi i Sirisë të mbetet në pushtet: Në raportin e tij të vitit 2014 kundër terrorizmit, Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte se Irani e sheh Sirinë “si një rrugëkalim kryesor  për të furnizuar me armë Hezbollahun”.
Raportoi vinte gjithashtu vuri në dukje, duke cituar të dhëna nga OKB, se Irani kishte siguruar armë, financime dhe trajnime “për të mbështetur rregjimin brutal të Asadit, që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 191.000 njerëzve”. I njëjti raport për vitin 2012, vinte në dukje se kishte “një rigjallërim të spikatur të sponsorizimit shtetëror të terrorizmit nga ana e Iranit”, me aktivitetin  terrorist të iranianëve dhe Hezbollahut, që kishtë “arritur një inentesitet të paparë që nga vitet ‘90”.
Në Jemen, mbështetja e Iranit për pushtimin e vendit nga ana e milicive Huthi, ndihmoi në shkaktimin e një lufte me mijëra të vrarë. Ndërsa Irani pretendon se prioriteti kryesor i politikës së tij të jashtme është miqësia, sjellja konkrete tregon se e kundërta është e vërtetë. Irani është aktori më luftarak në rajon, dhe veprimet e tj të shfaqin edhe një angazhim për hegjemoni rajonale, dhe një pikëpamje të ngulitur thellë, sipas së cilës gjestet pajtuese sinjalizojnë dobësi, ose nga ana e Iranit apo nga ana e kundërshtarëve të tij.
Në këtë kuadër, Irani testoi një raketë balistike në datën 10 tetor 2015, vetëm disa muaj pas arritjes së një marrëveshje për programin e tij bërthamor, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhjetorin e shkuar, një anije ushtarake iraniane, qëlloi me një raketë pranë anijeve amerikane dhe franceze në ujërat ndërkombëtare. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka mbrojtur parullën e kudondodhur në vend “Vdekje Amerikës!”.
Përmes gënjeshtrave të pabaza, Irani shpif dhe fyen të gjithë sauditët duke thënë se kombi im, shtëpia e dy xhamive të shenjta, u shpëlan njerëzve trutë për të përhapur ekstremizmin. Ne nuk jemi vendi i etiketuar si një sponsor shtetëror i terrorizmit; Irani po. Ne nuk jemi kombi nën sanksione ndërkombëtare për mbështetjen e terrorizmit; Irani po. Ne nuk jemi kombi, zyrtarët e të cilit gjenden në listat e terrorizmit; Irani është. Ne nuk kemi një agjent të dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë federale në Nju Jork, se kishte komplotuar për vrasjen e një ambasadori në Uashington në vitin 2011; Irani po.
Arabia Saudite ka qenë viktimë e terrorizmit, shpesh nga duart e aleatëve të Iranit. Vendi ynë gjendet në vijën e frontit të luftës kundër terrorizmit, duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët tanë. Arabia Saudite ka arrestuar mijëra të dyshuar për terrorizëm dhe ka dënuar qindra prej tyre. Lufta jonë kundër terrorizmit po vazhdon, teksa ne po drejtojmë përpjekjet shumëkombëshe për të gjurmuar ata që marrin pjesë në veprimtari terroriste, financojnë apo edhe nxisin ekstremizmin.
Çështja e vërtetë është nëse Irani dëshiron të jetojë me rregullat e sistemit ndërkombëtar, apo do të mbetet një shtet revolucionar i angazhuar për ekspansionin e vet, në kundërshtim me të  drejtën ndërkombëtare.
Së fundmi, ne duam një Iran që punon për të zgjidhur problemet, në një mënyrë që i lejon njerëzit të jetojnë në paqe. Por kjo do të kërkojë ndryshime të mëdha në politikën dhe sjelljen e Iranit. Ne duhet të presim ende për ta parë këtë.
Shënim: Adel bin Ahmed Al-Jubeir është Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
“New York Times” – Bot.al

Leave a Reply

Back to top button