Eshtë e gabuar që të mendosh për vlerat morale dhe politike si të vërteta apo të gënjeshtërta, për të gjithë kohën. Parime të tilla nuk janë si ligjet e fizikës. Siç ka sugjeruar Profesor Philip Kitcher në Columbia University në librin e tij “Projekti Etik” (2011), vlerat dhe parimet duhet të shihen jo si të vërteta të pakoha, por si një lloj “teknologjie sociale”, si zgjidhje për problemet që shfaqen në “biznesin” e të jetuarit së bashku si njerëz. K nuk është relativizëm. Një parim, ashtu si një inovacion teknologjik, ose e zgjidh problemin për të cilin është adaptuar, ose nuk e zgjidh. Vlerat janë të drejta dhe të mira, vetëm në atë masë që u lejojnë njerëzve të jetojnë jetë të pranueshme së bashku. Kjo është rruga e mesme pragmatiste
Max Hayward
A është liberalizmi një ide që i shkon për shtat vetëm Perëndimit bashkëkohor, pra ekzaktësisht këtij konteksti të posaçëm historik, shoqëror dhe gjeografik? Apo është liberalizmi i drejtë për këdo, për të gjithë popujt dhe epokat dhe kulturat? Pra, a duhen parë vlerat liberale si relative, apo absolute?
Në fakt, përgjigja është asnjëra. Eshtë e mundur të endesh mes relativizmit lokal nga njëra anë, dhe absolutizmit ahistorik, nga ana tjetër.
Ka me bollëk pikëpamje të liberalizmit, si të lidhur me një vend apo kulturë. Një reagim i përbashkët ndaj imigrimit – sidomos imigrimit të myslimanëve – është shqetësimi dhe paniku, që të ardhurit rishtaz nuk “ndajnë vlerat liberale perëndimore”, apo vlerat “britanike” e “amerikane”…