Ndoshta jo. Sipas profesorit Alessandro Rosina, Pedagog i asociuar i demografisë në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Katolik të Milanos, pritshmëria e jetës prej 79 vitesh për burrat e 84 për gratë ka spostuar përpara treguesit e fazave të jetës. Po kështu është, quhen fëmijë deri në 15 vjeç (ndërkohë që deri në vitet 60/70 ishte deri në 11 vjeç), të rinj nga 16 tek 24 vitet, por të rinj të rritur (grupmoshë më parë inekzistente, e marrë si e dhënë që tek të 25 vitet ishin të konsideruar si të rritur dhe kështu mbeten deri tek të 60-tat, moshë në të cilën fillonte pleqëria) si dhe nga 25 deri tek 34 vitet.
Sot quhesh i rritur në moshën 35 vjeçe e mbetesh deri në 54 (kalon pastaj tek “të rriturit e vonuar”, tek të “të rinjtë pleq” nga 65 në 74 vjeç, “pleq” nga 75 në 84 dhe në fund “të moshuar të mëdhenj” nga 85 e më pas.). Përgjegjëse do të ishte edhe mungesa e punës, që nuk i lejon të rinjtë të dalin nga shtëpia e të bëhen efektivisht të rritur të pavarur, siç ndodhte në të shkuarën.
FËMIJË 52 VJEÇARË. Nga një kërkim tjetër i realizuar me 2200 persona nga Instituti i statistikave dhe nga Ministria Britanike e Punës e të publikuar në Daily Mail, shfaqen megjithatë të dhëna të ndryshme. Sipas të intervistuarve nën 25, fundi i rinisë arrin tek 32 vjeçët, ndërkohë që fillimi i pleqërisë është i fiksuar tek 54 vjeçët. Skenari ndryshon për ata mbi 25, sipas të cilëve rinia përfundon në 41 vjeç, ndërkohë që mosha e pjekurisë fillon në 59. Tetëdhjetëvjeçarët e sipër përkundrazi e shohin fundin e fëmijërisë në 52 vjeç e fillimin e maturisë në 68.