Horizonti.al

A nuk kanë evoluar dhëmbët brenda gojës? Studimi i një fosili ngre pikëpyetje të reja

Një studim i ri paraqet prova të reja,e mbështesin teorinë se dhëmbët mund të jenë formuar gjatë rrugës evolucionare të gjallesave, jashtë gojës dhe jo brenda saj. Një ekip studiuesish ka kryer analiza të reja të fosilit Ishirhiza Mira, një peshksharrë që ka jetuar midis 100 dhe 65 milionë vjet më parë.

Gjatë analizës, studiuesit gjetën prova të reja se dhëmbët ishin krijuar ndoshta nga luspat eforta të pranishme në trup. Studimi u botua në Journal of Anatomy. Studiuesit ishin të interesuar kryesisht për shtresën e jashtme të fortë pranë majësgojës së kafshës.

Tod Kuk, paleontolog në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, SHBA, që kreu studimin, thotë se smalti i dhëmbëve të kafshës ishte shumë i ndërlikuar, shumë më tepër sesa smalti i luspave të trupit. Tiparet e tij ngjajnë me ato të së njëjtës zonë të trupit si dhëmbët e peshkaqenëve, të analizuara shumë mirë në studime të tjera.

Ndërkohë studiuesit gjetën ngjashmëri midis dhëmbëve të peshkaqenëve të sotëm, të mbuluar me pako mikrokristalesh fluorapatiti, të rregulluara në mënyrë të rregullt në sipërfaqe, dhe luspave të këtyre kafshëve që jetonin dhjetëra miliona vjet më parë.
Rregullimi i veçantë i këtyre mikrokristaleve, bën që peshkaqenët të kenë dhëmbë të fortë,dhe ky duhet të ketë qenë i njëjti avantazh që ka pasur edhe Ishirhiza me luspat e saj. Në thelb, dhëmbët e kësaj kafshe tashmë të zhdukur, mund t’i rezistojnë forcave mekanike,

ashtu siç mund të rezistojnë sot edhe dhëmbët e peshkaqenëve.

Dhe kjo nuk duhet të jetë një rastësi. Studiuesit mendojnë se këto mikrostruktura shumë të ngjashme janë zhvilluar si pasojë e tyre. E para e ka origjinën nga rrjedha e evolucionit të dy specieve. Kjo na bën të mendojmë se edhe dhëmbët tanë, e kanë në fakt origjinën jashtë gojës së qenieve të gjalla, të cilat kanë jetuar dhjetëra e dhjetëra miliona vjet më parë, dhe jo brenda gojës së tyre.

Back to top button