Bota

A po na dëmton frika jonë?

Screen Shot 2015-11-25 at 08.43.41

Nga Jeremy Adam Smith 

Në shtator po hipja në një tren udhëtarësh, së bashku me djalin tim 11-vjeçar. Sapo zbritëm në stacionin tonë, një njeri na ndoqi nga pas dhe u përpoq të më hidhte mbi binarët e hekurudhës, në momentin kur po hynte në stacion një tjetër tren. Unë nuk u lëndova shumë, por djali im u traumatizua.

Në javët që pasuan, ai kishte dhimbje të forta në stomak dhe kokë. Edhe sot e kësaj ditë, kur ai sheh dikë që duket i pastrehë apo skizofren – tabllo të jetës sonë të përditshme – u jep një rëndësi të madhe, duke u ngjitur pas meje e fshehur. Kjo është pra, ajo që shkakton dhuna: Kall frikë në trurin tonë, dhe ky i fundit formëson më pas sjelljen tonë. Mendova mbi këtë çështje, në vazhdën e sulmeve terroriste këtij muaji në Paris, Bejrut dhe Bagdad.

Përgjigjet politike, sidomos ndaj ngjarjeve të Parisit, kanë nxjerrë në pah një çarje të thellë në jetën tonë, të përcaktuar nga frika. Në njërën anë qëndrojnë 31 guvernatorë, të cilët u shprehën menjëherë se do të refuzojnë të pranojnë refugjatë nga Siria, nga frika se disa prej tyre mund të jenë terroristë. Në anën tjetër qëndron Presidenti Obama dhe kandidatin presidencial Berni Sanders, të cilët kanë bërë thirrje për dhembshuri ndaj refugjatëve.

Frika ndaj të huajve e ka përshkruar gjithë historinë e këtij kombi emigrantësh, dhe kjo është një frikë që ne kemi parë të rritet, që prej shkatërrimit të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Por e reja qëndron tek shkalla në të cilën është përhapur frika tek mediat sociale, me shumë njerëz të traumatizuar nga fotot dhe videot e dhunës në Paris duke u ndarë dhe diskutuar, pa pushim, në wall-in e tyre në Facebook.

Frika është gjithmonë ngjitëse, por ajo që e bën këtë frikë veçanërisht elastike, është mënyra sesi ajo është duke u bërë pjesë e identiteteve virtuale. Në nivelin e thellë organeve të brendshme, imazhet e dhunës në Facebook-un tone, shkaktojnë frikë për sigurinë e gjithësecilit, çka përfshin një përgjigje të tipit “lufto ose mbathja”.

Këtë unë e kuptoj shumë mirë. Kur u sulmova, trupi im mobilizoi të gjitha burimet e tijj për të mbijetuar, dhe ndër të tjera, konsideratat më parimore u zbrapsën. Në qoftë se unë mund të kisha zhvendosur peshën time për ta hedhur agresorin në binarët e trenit, pasi ai u përpoq i pari të më rrëzojë, unë do ta kisha bërë atë pa më të voglin dyshim, dhe në djall me gjithë moralin.

Por, kur shohim imazhe të dhunës politike, ne mund t’i shtojmë kësaj dëshirën kafshërore për të përjetuar një lloj të veçantë frike – frikën nga personat jashtë grupit tonë, në këtë rast myslimanët me origjinë nga Lindjen e Mesme. Ashtu si frika e tim biri që është e bazuar në diçka reale, edhe kjo frikë nuk është e paarsyeshme. Në Paris vdiqën njerëz të vërtetë, të vrarë nga terroristët që e quajtën veten (megjithëse gabimisht) myslimanë.

Në fakt, frika ekziston për një arsye shumë të mirë evolutive: Ajo na ndihmon për të shmangur kërcënimet. Në rastin e të jashtmëve, ne imagjinojmë se ata mund të sjellin rrezikun e sëmundjes apo konkurrencën për burime, përveçse edhe një lloj dhune ndër-grupale që po e shohim në mediat sociale dhe televizione.

Askush në mendjen e tij ose të saj të drejtë, nuk dëshiron që ndonjë prej këtyre fenomeneve t’i bujtë në shtëpi. Problemi është se ne kemi një tendencë të natyrshme t’i ekzagjerojmë kërcënimet, një prirje e fortë psikologjike e njohur si negativiteti i paragjykimit. Në eksperimentet nga studiues të ndryshëm si Suzan Fiske nga Universiteti i Prinstounit dhe Dejvid Amodio nga Universiteti i Nju Jorkut, frika nga personat jashtë grupit, aktivizon fushat e evolucionit të lashtë të trurit si amigdala.

Kjo është pjesa më kafshërore e trurin tonë, që kryesisht kujdeset vetëm për mbijetesën tonë egoiste. Kjo është pjesa e ime, që luftoi në stacionin e trenit, pjesa që nuk kujdesej aspak mbi atë që është e drejtë apo e gabuar. Çfarë ndodh kur ajo kafshë imorale, merr nën kontroll situatën? Suzan Fiske më tha njëherë se qeniet njerëzore janë kafshë jashtëzakonisht sociale, të cilat janë shumë të ndërvarura nga anëtarësimi në një grup për ushqim, strehim dhe siguri.

Për pasojë, “Ne preokupohemi thellësisht për grupet tona. Por bëhemi indiferentë, kur bëhet fjalë për njerëz që janë jashtë grupit tonë”. Kjo mund të ketë qenë e nevojshme, kur paraardhësit tanë jetonin në grupe të vogla që përbëheshin nga më pak se 300 njerëz. Por në një qytetërim botëror, të lidhur së bashku nga emigracioni dhe rrjetet e komunikimit në mbarë botën, një lente e pakontrolluar në grup mund të shtrembërojë realitetin, t’i përçajë injerëzit që duhet të punonin së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta, si ndalimin e terrorizmit.

Kërkimet nga C. Deril Kameron dhe të tjerët, mbërrijnë në përfundimin se njerëzit do të ndërprisnin të paturit dhembshurinë dhe ndjeshmërinë e tyre natyrore, kur ata ndihen të kërcënuar nga grupimet e jashtme. Ky është mekanizmi që i bën ata të duken më pak njerëzorë – dhe na lejon të refuzojmë dhënien e çdo ndihmë që është e nevojshme.

Konservatorët si ata që po bëjnë thirrje për mbylljen e xhamive, shpesh besojnë tek mëshira, bamirësia dhe bujaria. Në fakt, normat e tyre të bamirësisë mund të jetë relativisht të larta për grupet e tjera. Megjithatë, konservatorët kanë prirjen të ruajnë dhembshurinë e tyre brenda grupit të tyre, ndërsa liberalët përpiqen të zgjerojë dhembshuri dhe ndjeshmërinë e tyre edhe jashtë grupit ku bëjnë pjesë.

Frika me një arsyetim me bazë, çon në deformime të mëdha të politikave publike:Republikanët kanë nisur një fushatë për të penguar ardhjen e 10 mijë refugjatë sirianë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të kërcënimit të perceptuar terrorist. Në një votim në Kongres javën e kaluar, 242 republikanë votuan kundër pezullimit të programit për të lejuar refugjatët sirianë dhe irakianë në SHBA; 47 demokratë u bashkua me ta.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Republikan ka rrëzuar çdo lloj nisme për një kontroll më të rreptë mbi armët. Sikurse raportoi CNN muajin e kaluar, dhuna e armëve ka vrarë mbi 400.000 amerikanë që nga viti 2001, ndërsa sulmet terroriste kanë vrarë vetëm 3380. Ky është një shembull, se si frika ndaj grupeve të jashtme mund të na bëjë të adresojmë problemet e gabuara.

Frika nuk dëmton vetëm objektivat tonë. Dekadat studimesh, tregojnë se ndjenja kronike e frikës dhe stresit, është e tmerrshme për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Kur mediat dhe politikanët stimulojnë vazhdimisht frikën, ata në fakt mund t’u shkaktojnë një dëm madh audiencave të tyre. Pra, si të kapërcehet frika?

Hapi i parë është ta identifikojmë saktë dhe vëzhgojmë frikën pa gjykim. Është krejtësisht normale, që të përpiqemi të shmangim kërcënimet. Por qeniet njerëzore, lëvizin drejt kërcënimeve çdo ditë, nganjëherë edhe për të mbrojtur jetën e njerëzve të tjerë. Kjo është ajo që ne e quajmë guxim – dhe guximi shumë varet nga ajo që ju e cilësoni një qëllim të denjë dhe kuptimplotë.

A duhet ta quajmë “islami radikal”?

A ia vlen të shpëtohen jetët e refugjatëve sirianë, edhe duke rrezikuar veten? Po, nëse ju jeni të gatshëm t’i shihni ata si anëtarë të familjes njerëzore. Kjo është pikërisht ajo, që u përpoq të bëjë Obama me fjalimin e tij në samitin e G20-ës javën e kaluar. “Njerëzit që po largohen nga Siria janë më të dëmtuarit nga terrorizmi, ata janë më të rrezikuar si pasojë e luftës civile. Ata janë prindër, fëmijë, jetimë, dhe është shumë e rëndësishme … që të mos mbyllim zemrat tona ndaj këtyre viktimave të kësaj dhune”- tha ai.

Më tej presidenti shtoi:”Kur kam dëgjuar shumë vetë të thonë, se ndoshta ne duhet të pranojmë vetëm të krishterët, por jo myslimanët. Kur dëgjoj udhëheqësit politikë, të sugjerojnë se duhet të vihet në testim fetar çdo person që ka ikur nga një vend i shkatërruar nga lufta para se të pranohet tek ne…kjo është e turpshme. Kjo nuk është amerikane, nuk është ajo çka jemi ne. Ne s’kemi teste fetare në dhembshurinë tonë”.

Kjo i bën jehonë asaj që kam provuar t’i tregoj djalin tim, për njerëzit e trazuar të rrugës që hasim çdo ditë, se ata ishin fëmijë dikur, ashtu si ai, dhe se ishin prekur nga sëmundja dhe abuzimi. Unë i them djalin tim, se shumica e tyre nuk paraqesin asnjë rrezik për ne. Në fakt, ata kanë nevojë për ndihmën tonë – dhe nganjëherë ndihma ndaj njerëzve, është gjëja më e mirë që ju mund të bëni. /“CNN”

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button