Bota

A po shpërthen nga brenda Ballkani Perëndimor? A po vazhdon të shërbejë “karrota” e zgjerimit? Përgjigjet e një grupi ekspertësh

 

Screen Shot 2016-05-18 at 16.27.10

Një grup ekspertësh i përgjigjen Judy Dempseyt, nga Carnegie Europe, në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë, të cilat po përcaktojnë rolin e Europës në botë.

Kurt Bassuener, Këshilli i Politikave për Demokratizim

Politika e BE kundrejt Ballkanit Perëndimor ka “shpërthyer”. Premisa në themel të saj – se karrota e zgjerimit do të ishte e mjaftueshme për të nxitur reformat, që do të shpinin drejt demokracive liberale të qëndrueshme, të cilat më pas mund t’i bashkoheshin Unionit – nuk ka sjellë rezultate në pjesën më të madhe të rajonit. Secili prej vendeve të Ballkanit perëndimor ka veçantitë e veta, teksa struktura kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës e bazuar në Marrëveshjet e Dejtonit është vetëm njëra prej tyre.

Kur BE ka qenë më e drejtpërdrejtë në kërkesat e saj dhe ka punuar jo vetëm me partnerët në qeveritë e këtyre vendeve, por edhe me aktorët civilë si dhe spektrin e plotë politik, për të arritur një zbatim të vazhdueshëm të normave demokratike, ajo ka qenë më e suksesshme. Ngjitja e Shqipërisë, nga fëmija problematik, në më të mirin e klasës, mund të jetë pikërisht për shkak të kësaj qasjeje. Ky nuk është një problem mandati, është një problem vullneti politik….

[real3dflipbook id=”1129″]

Leave a Reply

Back to top button