Bota

Afera Skripal dhe reagimi i Farnezinës: Ja pse Italia nuk kishte zgjedhje tjetër

Një intervistë me Carlo Jean

Gjenerali mendon se zgjedhja e Farnezinës për të përzënë diplomatët rusë është një zgjedhje e detyruar. Aleanca me Uashingtonin dhe Londrën vlen më shumë sesa raportet me Moskën

Europa kalon nga fjalët tek faktet. Në vijim të konkluzioneve të Këshillit Europian të 22 – 23 marsit disa prej shteteve anëtare të Bahskimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile përzënies së diplomatëve rusë në përgjigje të helmimit të ish spiunit Sergei Skripal në Salisbury me gaz nervor. Midis tyre është edhe Italia, e cila nëpërmjet farnezinës ka njoftuar përzënien e menjëhershme e dy funksionarëve të ambasadës ruse. Vala e raprezaljeve diplomatike është koordinuar në sintoni të përkryer me bregun tjetër të Atlantikut: në të njëjtën orë Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar në fakt se do të përzënë 60 diplomatë rusë dhe do të mbyllin Konsullatën e Seattle. Ka qenë një lëvizje strategjike parandaluese në një moment tranzicioni delikat në politikën e brendshme? “Zgjedhja e mundshme”, thotë Carlo Jean, Gjeneral Korparmate, President i Qendrës së Studimeve të Gjeopolitikës Ekonomike, ishte “të qëndrohej nga ana e Perëndimit”.

 

Gjenerali Jean, Italia rreshtohet me valën e përzënies së diplomatëve rusë për aferën Skripal. Një vendim i urtë?

Nuk mund të bënim ndryshe. Në vijim të rezultatit të zgjedhjeve italiane, me fitoren e partive euroskeptike, Franca dhe Gjermania po riaktivizonin të ashtuquajturin “Trekëndësh të Veimarit”, domethënë aleancën midis Parisit, Berlinit e Varshavës që e përjashton Italinë nga lojërat e mëdha europiane, nuk mund ta pranojmë. Kemi nevonë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në Mesdhe.

 

Është një vendim që mund ta marrë një qeveri në dorëheqje i ndodhur në administrim të zakonshëm?

Sipas mendimit tim ky është administrim i zakonshëm, përgjigja italiane është rreshtuar me shtetet anëtare e Bashkimit Europian. Ne kemi përzënë dy diplomatë, kurse Franca, Gjermania dhe Polonia nga katër. Farnezina dhe Këshilli i Ministrave nuk mund të mos merrnin parasysh aleancat historike të Italisë, që mbesin ombrella jonë e vetme.

 

Shumica e votuesve kanë votuar parti që kanë marrë pozicion kundër politikës së sanksioneve ndaj Moskës. Mos vallë njoftimi i Farnezinës rrezik që ta vërë në vështirësi qeverinë e ardhshme?

Sipas mendimit tim, qeveria e ardhshme do të duhet të mbajë parasysh rëndësinë e madhe që kanë Shtetet e Bashkuara e Mbretëria e Bashkuar për Italinë krahasuar me Rusinë. Duhet të ndjekim aleatët, por sidomos të demonstrojmë solidaritet me Mbretërinë e Bashkuara, njëlloj me dy aleancat që kanë mundësuar në vite rritjen dhe modernizimin e vendit tonë, domethënë Bashkimin Europian dhe NATO-n. Sikur të kishim pasur një “aferë Skripal” në Itali, do të kishim dëshiruar një reagim të ngjashëm nga shtetet anëtare e bashkimit Europian.

 

Ama akoma nuk janë dhënë provat e një përfshirjeje të drejtpërdrejtë të Moskës.

Padyshim që nuk ka prova se është përgjegjës Kremlini apo një organizatë shtetërore e Moskës, akoma duhet të gjendet se kush e ka future gazin nervor në valixhen e vajzës së Skripal. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që tentativë vrasja e ish spiunit ka ndodhur nga dora e ndonjë ish anëtari të shërbimeve sekrete ruse. Në këtë mënyrë është shkelur një marrëveshje e heshtur që ka qenë gjithmonë e vlefshme për shkjëmbimet e spiunëve, sipas së cilës spiuni që shkëmbehet nuk duhet të ndiqet dhe të vritet. Ka mundësi që Skripal besonte në këtë rregull dhe nuk ishte ruajtur sa duhet.

 

Çfarë ju bën të mendoni se Moska është përgjegjëse për helmimin e Skripal?

Qeveria ruse ka pasur një reagim mjaft të pazakontë, duke arritur deri aty sat ë komentonte me ironi atë që çka ka ndodhur. Veç kësaj, gazi nervor si puna e Novichok nuk gjendet nëpër supermarkete, prodhohet në fabrika mjaft të specializuara, saktësisht si poloniumi i përdorur me Litvinenko në vitin 2006. Sigurisht që Moska është përgjegjëse për mungesën e kontrollit ndaj tregëtimit të këtyre gazeve nervorë, që mund të përfundojnë në duar delinkuentësh apo badigardësh. E përsëris, nuk ka prova të një përfshirjeje të drejtpërdrejtë të Kremlinit, por është e besueshme se ka qenë një prej 300 agjentëve, mbulesa e të cilit është hequr për shkak të ish kolonelit të GRU-së.

 

Afera Skripal ngre një pyetje. A ka Italia një politikë të jashtme të pavarur nga Uashingtoni dhe Brukseli?

Asnjë vend nuk mund të ketë një politikë të jashtme krejtësisht të pavarur. Pavarësia varet nga forca që disponon, por edhe nga sistemi politik i brendshëm. Një shtet si Franca, në të cilën është në fuqi një sistem presidencial, mund të veprojë me më shumë efikasitet e gadishmëri në politikën e e jashtme sesa një republikë parlamentare si puna e Italisë.

 

A pritej nga Shtetet e Bashkuara të Donald Trump një reagim kaq i ashpër?

Absolutisht po. Qysh kur ka ardhur Presidenti Trump, raportet diplomatike me Rusinë kanë ndjekur një linjë vijueshmërie. Përkundrazi, në disa raste ka pasur fërkime shumë më të forta krahasuar me administratën e mëparshme. Politika e sanksioneve kundër Moskës krijon një problem të vetëm në Uashington: afron Rusinë me Kinën. Një hipotezë që Kremlini do të donte ta shmangte deri në fund, boll që të bëhej partneri i vogël i qeverisë së Pekinit, që gjatë viteve të fundit ka arritur ta zgjerojë influencën e saj në Azinë Qendrore dhe në provincat detare.

 

Çfarë pasojash mund të ketë mbi konfliktin në Donbas?

Në Ukrainë kemi një situatë ngërçi. Rusia e ka dobësuar kapjen, pasi nuk ka fonde të mjaftueshme për të menaxhuar luftën në Siri, konfliktin në Ukrainë, të dërgojë forca speciale në mbështetje të libianëve të Khalifa Haftar. Ama Putini mund të shfrytëzojë një moment dobësie të veçantë të Bashkimit Europian për shkak të pqëndrueshmërisë politike të Gjermanisë.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button