Magazine

Akita, qeni me posturë samurai

Japonia përdor sistemin e vjetër kalendarik kinez, ose i njohur ndryshe eto për të treguar datat, drejtimet dhe vitet. Meqë viti 2018 është vitit i qenit sipas kalendarit kinez po ju prezantojmë Akitën, racën e qenve më atoktone të këtij vendi. Sipërmarrja Nakagawa Chikukenten, një biznes në Osaka që eksporton një numër të konsiderueshëm të këtyre ekzemplarëve në të gjithë botën na njeh me këtë racë që është popullarizuar kudo në botë dhe sidomos në Europë. Nëse ndonjëherë keni patur ndonjë të tillë, kurrë nuk do të donit ndonjë racë tjetër. Ky është opinion që ndajnë pronarët e këtyre qenve. Nakagawa Jitaro është i të njëjtit mendim. Kjo sipërmarrje ka gati 50 vjet që vepron në këtë fushë eksportimi. Sipas Nakagawa në Japoni ka 6 raca qensh që përcaktohen si monumente natyrore dhe që klasifikohen si të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Akita është i vetmi në kategorinë e qenve të mëdhenj. Të tjerët janë kai, kishu, shikoku dhe Hokkaido në kategorinë e qenve të mesëm. Shiba hyn tek të vegjlit. Duhet të theksojmë se ky është kriteri japonez i klasifikimit të qenve sepse Akita konsiderohet i mesëm nga vendet e tjera. “Edhe pse janë të mëdhenj nuk janë të vështirë për t’u kujdesur si kafshë shoqërimi. Edhe pse kanë shumë forcë kanë më shumë lehtësi se Shiba, janë besnikë dhe të bindur, por shërbejnë edhe si qen roje,” – thotë Nakagawa.

Një rrëfim mbi besnikërinë e Akitës është ajo e Hachikos, simbol i stacionit Shibuya. Pas vdekjes së të zotit, ky qen i devotshëm vazhdoi të shkonte në stacion duke pritur që të kthehej nga puna çdo ditë për 10 vite. Historia e tij mbërriti në vesh të gazetarëve dhe përloti vendin. Qysh atëherë ka frymëzuar një sërë filmash dhe serish në Japoni. Mbi këtë histori mbështetet edhe filmi hollivudian Hachiko, i protagonizuar nga Richard Gere, që pati sukses dhe që kontribuoi në njohjen e kësaj race në të gjithë botën. Akita i parë që kapërceu detin dhe që doli jashtë Japonisë ishte Kamikazego, ekzemplari që mori Hellen Keller kur ishte për vizitë. Rasti i fundit në memorien kolektive është ai i Yume-s qeni që mori si dhuratë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Rritësi Nakagawa ka vite që eksporton qen akita në vendet europiane si Itali ose Gjermani, aktori Alain Delon ishte një klient i tij.

“Nëse rriten në një mjedis të ftohtë i dalin qime më të dendura dhe më shpesh, prandaj akita përshtatet mirë në Rusi dhe në zona të ftohta të Europës. Nuk janë shumë të përshtatshëm për zona të nxehta sepse aty i bien qimet, – shpegon rritësi. Edhe pse vlerësohet se në Japoni ekzistojnë disa mijëra ekzemplarë, raca ka qenë në rrezik zhdukjeje disa herë në të shkuarën. Ndeshjet mes qenve gjatë periudhës EDO lejuan kryqëzimin me racat e tjera të mëdha që të mund të kishin qen më të fortë, çka e reduktoi numrin e akitave të pastër. Gjatë Luftës së Dytë Botërore doli një urdhër që të kapeshin akitat për të bërë veshje për ushtrinë nga lëkura e tyre. Në atë kohë u promovua kryqëzimi i akitave me pastorët gjermanë, e vetmja racë që ishte përjashtuar nga ky urdhër për përdorim ushtarak. Me mbarimin e luftës, komanda supreme e forcave aleate mori disa ekzemplarë të kryqëzimeve mes pastorëve dhe akitave, të cilat u shumuan në Amerikë dhe në Europë nga ku lindën American akita ose great japanese dog.

Me qëllimin për të ruajtur pastërtinë e racës u themelua fondacioni mbi mbrojten e qenit akita në vitin 1927. Ky fondacion arriti të eliminojë racat e huaja të infiltruara nga kryqëzimi me akitat dhe kryqëzoi racat e pastra. Në vitin 1931 akitat u shndrruan në kafshën e parë të përcaktuar si monument natyror në Japoni, ku u klasifikuan si qen të një race të madhe. Sipas standardeve të racave canine në Japoni lartësia e një akite duhet të jetë 67 cm për meshkujt dhe 61 cm për femrat me një variacion maksimal prej 3 cm. Lëkura mund të jetë 4 lloje: kuqalashe, lara-lara, e bardhë dhe susam. Këmbët e para dhe të pasme duhet të jenë të drejta. Nëse i ka këmbët të harkuara ose të mbledhura konsiderohet se nuk ka bërë ushtrime. Ushtrimet kontribuojnë një një muskulaturë më të mirë dhe që i japin akitës një posturë solemne. Akitat origjinalë janë qentë më atletikë. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button