Speciale

Albert Ajnshtaini, mes shkencës dhe filozofisë

Screen Shot 2015-08-14 at 09.35.01Mbi Albert Ajnshtainin dhe kontributet e tij revolucionarë, sigurisht që nuk ka nevojë të zgjodh vëmendjen. Megjithatë, ka përvjetorë që të ndihmojnë të rimendosh veprën komplekse të një personazhi i cili ka qenë, dhe është edhe sot, kaq me dnikim. Në mënyrë të veçantë, 100 vjetorët: dhjetë vjet më parë, në njëqind vjetorin e “annus mirabilis” (1905), gjatë të cilit u botuan veprat e Ejnshtainit mbi kuantet e dritës, moton brauniane dhe elektrodinamikën e trupave në lëvizje; këtë vit, njëqind vjetori i formulimit të teorisë së relativitetit të përgjithshëm (1915) – teoria e gravitetit e Ajnshtainit, që është në origjinë të kozmologjisë moderne – me të gjithë nismat që lidhen me të.

Një pjesë e këtyre nismave kanë të bëjnë, përtej shkencës, edhe me filozofinë: si në kuptimin e lidhjes filozofike të veprës ajnshtainiane, ashtu edhe në kuptimin e filozofisë së vetë Ajnshtainit. Reflektimi filozofik zë në fakt një hapësirë të madhe në të gjithë veprën e tij, aq sa një vëllim shumë i njohur kolektiv i 1949-ës, kushtuar pikërisht atij, titullohet “Ajnshtaini: Filozofi shkencëtar”. Gjendet një vëmendje konstante ndaj temave tradicionale të filozofisë së shkencës, si marrëdhënia mes teorive, përvojës dhe realitetit, kriteret në zgjedhjen mes teorive të barazvlefshme nga pikëpamja empirike apo rolin e konvencioneve në shkencë, dhe “filozofisë së saj”, ndonëse jo e shfaqur sistematikisht. Dhe shfaqet shumë qartë reflektimi mbi mendimin e autorëve që e kanë influencuar dhe me të cilët përballet (nga HUme, Spinoza dhe Kanti, tek Machu, Poincare, Duhemi, e deri tek protagonistët e pozitivizmit logjik, mes të cilëve, kryesishtg Schlicku dhe Reichenbachu).

Mes kontributeve të Ajnshtainit filozof, ia vlenë të kujtosh, në mënyrë të veçantë, dallimin mes “teorive konstruktive” dhe “teorive të parimeve”: një dallim shumë i frytshëm, i parashtruar në një artikull të tij në “Times” në vitin 1919. “Teoritë konstruktive” janë ato “që përpiqen të ndërtojnë një imazh fenomenesh kompleksë, duke nisur nga propozime relativisht të thjeshta”. Për shembull, teoria kinetike e gazrave, që “përpiqet të shpjerë cilësitë termike, mekanike dhe të shpërndarjes së gazit, tek lëvizjet molekulare”. Tek “teoritë e parimeve”, vijohet në mënyrë analitike, duke filluar nga “cilësitë e përgjithshme të fenomeneve të përcaktuara në mënyrë empirike, pra parimet, nga të cilat deduktohen formula matematikore, të cilat mund të zbatohen në të gjithë rastet e veçantë”, Termodinamike, e bazuar në parimin e pamundësisë së lëvizjes së përhershme, është një shembull, ashtu si teoritë e relativitetit (e bazuar, njëra tek parimi i konstantes së shpejtësisë së dritës, dhe ajo e përgjithshme tek parimi i ekuivalencës dhe parimi i relativitetit të përgjithshëm). Dy mënyra të përpunimit teorik që ofrojnë një çelës për të lexuar në mënyrë efikase formimin dhe zhvillimin e teorive fizike, siç e demonstron pikërisht Ajnshtaini, duke ilustruar në këtë mënyrë, procesin që e ka shtyrë drejt kërkimeve të tij.

Shumë të cituara, në fund, janë reflektimet Ajnshtainiane mbi vlerën e filozofisë. Një prej këtyre, që filozofëve u pëlqen shumë ta kujtojnë, dhe që mund të shërbejë jo pak, është përgjigja që Ajnshtaini i dha në vitin 1944, një docenti të fizikës, i cili i kërkonte një mendim mbi rëndësinë që ka filozofia në shkencë: “Bie tërësisht dakord mbi rëndësinë dhe vlerën edukuese të metodologjisë, ashtu sikurse dhe atë të historisë dhe filozofisë në shkencë. Sot shumë njerëz, deri edhe shkencëtarë me profesion, më duken si ata që kanë parë mijëra pemë, por pa parë asnjëherë një pyll. Një dije e thellë historike dhe filozofike ofron atë lloj pavarësie nga paragjykimet… prej të cilëve janë të prekur pjesa më e madhe e shkencëtarëve. Kjo pavarësi e krijuar prej analizës filozofike është, për mendimin tim, shenja dalluese mes një zejtari të thjeshtë, apo një specialisti, dhe atij që kërkon realisht të vërtetën”.

“Science” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button