Themeluesi i çmimit Nobel, i lindur në 21 tetor të vitit 1833 shpiku dinamitin dhe ishte fabrikues armësh. Edhe pse sot mbiemri i tij është sinonim i prestigjit dhe unionit, në jetën e Alfred Bernhard Nobel (Stokolm 21 tetor 1833 – San Remo,10 dhjetor 1896) u njoh për diçka tjetër, për pushtetin shkatërrues të dinamitit. Ky kimist brilant i lindur në gjirin e një familje inxhinierësh të lidhur me industrinë ushtarake, ishte shpikësi i lëndës shpërthyese në 1867. Në fillim u konsiderua një zbulim për njerëzimin që konsistonte në absorbimin e nitroglicerinës në një material të fortë poroz për ulur të rrezikun e aksidenteve gjatë përdorimit. Fillmisht ishte i destinuar për minierat, inxhinierinë dhe ndërtimin, më vonë rezultoi në evidenca të luftrave që shkaktoi ky zbulim dhe shpikje të tjera të tij.
Të gjitha këto do ta bënin atë të pendohej në moshën e thyer. Nobeli ishte një personazh shumë kontradiktor. Pacifist në bindje, por ia dedikoi jetën zhvillimit të zbulimeve kaq vdekjeprurëse si dinamiti, shpërthyesit xhelatinoz (1875), barutit pa tym (1887) dhe jo vetëm kjo, për një kohë të gjatë ishte pronari i një sipërmarrje armësh suedeze, Bofors, aty ku prodhoheshin në sasi të mëdha armët e zjarrit. Shfaqte ide progresiste dhe kozmopolite. Ishte një udhëtar i etur dhe jetoi në Rusi, Gjermani, Francë dhe në Itali ku do të vdiste më vonë. Grumbulloi një pasuri të madhe pa shumë skrupuj, regjistroi 350 patenta, ngriti një sërë shoqërish për të shfrytëzuar shpikjet (si dinamiti nobel), investoi në puse dhe naftë në Kaukaz. Në kohën e tij kurrë nuk do ta kishte mendur një çmim Nobel, por një ndërgjegje e vrarë për dëmin e shkaktuar e shtyu drejt gjestit të tij të fundit për të kërkuar shëlbim. Në vitin 1895, i sigurt se po i afrohej vdekjes, ngriti një fond të madh nga pasuria e tij prej 33 milionë koronash, nga të cilat 100.000 i shkuan familjes, për krijimin e fondacionit dhe për çmimet që do të mbanin emrin e tij. Këto duhej t’u jepeshin çdo vit personave që më shumë nga të gjithë i kishin sjellë benefite njerëzimit në fushën e humanizmit, në fushën e fizikës, në kimi, mjeksi dhe letërsi e paqe. Në vitin 1969 u shtua e një çmim tjetër, ai i ekonomisë. Alfred Noveli vdiq vitin pasardhës pa mundur ta shihte projektin e tij të bërë realitet. Fondacioni filloi në vitin 1900 dhe çmimet u ndanë në vitin 1901. /bota.al