MAIN

“Algoritmet zëvendësuan Leninin dhe Musolinin”

Yuval Noah Harari mbi Inteligjencën Artificiale dhe të ardhmen e informacionit

Yuval Noah Harari mbi Inteligjencën Artificiale dhe të ardhmen e informacionit:

“Redaktori apo Kryeredaktori i një platforme të madhe lajmesh, një gazete, është konsideruar gjithmonë një nga njerëzit më të rëndësishëm sepse i jep formë bisedës publike. Dhe e kemi parë gjatë historisë se sa pushtet kanë patur redaktorët.

Ashtu si gjatë Revolucionit Francez, Jean-Paul Marat formësoi rrjedhën e Revolucionit duke redaktuar ndoshta gazetën më të rëndësishme të Parisit, të Francës, në atë kohë, L’Ami de Peuple. Lenini, përpara se të ishte diktator i Bashkimit Sovjetik, puna e tij e vetme ishte redaktor i një gazete, Iskra. Musolini ishte redaktor i gazetës Avanti.

Kështu mori famë dhe më pas u bë diktator i Italisë. Pra, si shkallë promovimi ai kish qenë gazetar, redaktor, diktator.

Sot, puna që dikur bëhej nga Lenini dhe Musolini, bëhet përmes algoritmeve. Është një nga punët e para në botë që është plotësisht e automatizuar.

Dhe natyrisht, njerëzit e kanë ende kontrollin. Ata u japin algoritmeve objektivi. Dhe siç e dinë shumica e njerëzve, qëllimi i dhënë ishte rritja e angazhimit të përdoruesit.

Dhe algoritmet zbuluan se mënyra më e lehtë për të rritur angazhimin e përdoruesve është përhapja e zemërimit. Dhe këtë bënë. Dhe ata duhet të jenë përgjegjës për këtë. Jo për përmbajtjen e përdoruesve.

Po çfarë ndodhi në versionin më të famshëm të propagandës, që mbetet Gjermania naziste për sa i përket përdorimit të medias, përdorimit të imazheve, përdorimit të propagandës. Sepse ne përdorim fjalën dezinformim, kur në fund të fundit po flasim për propagandë.

Është e gjitha pjesë e të njëjtës paketë mjetesh. Sepse një ndryshim kryesor midis diktaturave dhe demokracive është se demokracitë punojnë mbi besimin dhe veçanërisht besimin tek institucionet, ndërsa diktaturat punojnë mbi terrorin. Pra, diktatorët nuk kanë vërtet nevojë që ju të besoni në një teori të veçantë, apo në një version të caktuar të realitetit.

Ata kanë nevojë që ju të shihni gjithçka me mosbesim. Nëse ata mundet të shkatërrojnë të gjithë besimin mes njerëzve, atëherë i vetmi sistem që mund të funksionojë, mbetet diktatura. Këtë e shohim edhe sot.

E kemi parë, natyrisht, në Gjermaninë naziste, në Bashkimin Sovjetik. Nga njëra anë, ta përpiqen të përhapin një teori konspirative të veçantë, një propagandë të caktuar. Por nga ana tjetër, thjesht përpiqen të mbjellin mosbesim.

Dhe për fat të keq, si historikisht ashtu edhe sot, kjo nuk është ndodh vetëm tek nazistët apo fashistët e të djathtës ekstreme. E shohim në të djathtë dhe në të majtë. Ishte diçka shumë e zakonshme edhe në të majtën marksiste.

Dhe ideja kryesore, është ajo që se realiteti i vetëm është pushteti. Dhe të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë luftë për pushtet. Kjo është një ide e zakonshme si në të djathtën ekstreme ashtu edhe në të majtën ekstreme, dhe është një ide që gërryen besimin.

Kjo nënkupton që të gjitha institucionet njerëzore, qoftë media, qoftë shkenca, qoftë gjykata, janë thjesht komplote elitare për të fituar pushtetin. Sa herë që dikush ju thotë diçka, pyetja që duhet bërë nuk është, a është e vërteta? Pyetja që shtrohet është, privilegjeve të kujt u shërben?

Natyrisht që nuk është e vërteta, sepse askujt nuk i bëhet vonë për të vërtetën. Të gjithëve u bëhet vonë vetëm për pushtetin. Pra, sa herë që dikush thotë diçka, pyetja e vetme është, kush po fiton pushtetin përmes kësaj?

Algoritmet

Kur vjen fjala tek algoritmet, këtu lind një pyetje e madhe. Nëse rreziku janë individët që i zotërojnë ato apo nëse rreziku janë potencialisht vetë algoritmet. Dhe jam dakord që në momentin aktual, njerëzit që zotërojnë teknologjinë ndoshta paraqesin rrezikun më të madh.

Por në terma afatgjatë, duhet të kemi parasysh se kjo është teknologjia e parë në histori që mund të marrë vendime dhe të shpikë vetë ide të reja.

Se Inteligjenca Artificiale janë agjentë dhe jo mjete. Dhe për këtë arsye, problemi kryesor mund të jenë IA-të dhe jo krijuesit e tyre njerëzorë apo pronarët e tyre njerëzorë. E drejta.

Ashtu si në rastin e algoritmeve të mediave sociale, sot ata duhet të dinë më mirë, por të paktën në fillim, drejtuesit që u dhanë algoritmeve detyrën për rritjen e angazhimit të përdoruesve, nuk e kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte. Dhe mendoj se shumica prej tyre nuk e donin atë që ndodhi. Se gërryerja e besimit dhe dëmi ndaj diskutimeve publike dhe destabilizimi i demokracisë, nuk ishin plani i tyre”.

Back to top button