Burgu i braktisur do të bëhet një akademi për elitën e BE-së – duke rritur në këtë mënyrë edhe ndikimin e Italisë
Santo Stefano, Itali – Santo Stefano është ishulli i vogël shkëmbor e vullkanik, aktualisht i braktisur, që gjendet në Deti Tirren, në gjysmë të rrugës ndërmjet Romës dhe Napolit. Për shekuj me radhë ishte Alkatrazi italian: Disidentët politikë, anarkistët, banditët, mafiozët dhe antifashistë që besonin tek një Evropë e bashkuar, të gjithë u burgosën atje.
Fortesa-burg me hyrjen në formën e një patkoi, u ndërtua nga Burbonët në vitin 1770 dhe u mbyll në vitin 1965, dhe tashmë është thuajse e shkatërruar. Bimësia e harlisur dhe dardhat e egra mbulojnë qelitë e degraduara dhe fushën e futbollit, ku të burgosurit luanin dikur kundër rojeve. Tashmë, kryeministri Mateo Renci ka premtuar investimin e rreth 80 milionë eurove për ta transformuar këtë burg në një “Shkollë Evropiane”, për të trajnuar udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të BE-së.
Shpresa e Rencit është që studentët e saj t’i bashkohen një ditë rradhës së zyrtarëve, eurodeputetëve, ekspertëve dhe hulumtuesve në krye të BE-së – dhe se trajnimi i tyre italian në fund të fundit do të anojë balancën e pushtetit në kontinentit në favor të Italisë. Që prej ngjitjes në krye të politikës italiane në vitin 2014, Renci e ka bërë një gur themeli të mandatit të tij reformimin e organeve të BE-së, të cilat sipas tij janë përqëndruar më shumë sesa duhet tek rregullat burokratike dhe masat fiskale shtrënguese.
Duke u ankuar për dominimin gjerman në politikën evropiane, ai e ka bërë të qartë se ka në plan të rrisë ndikimin e vet me një prani të fortë italiane…
[real3dflipbook id=”978″] |