Analiza

ANALIZA / Çfarë dëshiron në të vërtetë Rusia

  • Një analizë e shkëlqyer e botuar në faqen e internetit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila u përgjigjet pyetjeve thelbësore: Çfarë dëshiron Rusia? A kërkon, për shembull, rikthimin e Bashkimit Sovjetik? Të fillojë një revolucion shoqëror konservator në Perëndim? Të bashkojë tokat rusisht-folëse? Të përmbyllë një marrëveshje gjeopolitike me Donald Trumpin? Të pushtojë botën?
  • Modus operandi i Trumpit ka disa ngjashmëri me një tjetër udhëheqës rus: paraardhësin e Putinit, Boris Jelcinin. Në fund të fundit, Jelcini mund të kuptohet më mirë si një figurë tranzicioni. Ai hoqi qafe sistemin komunist sovjetik dhe mbolli disa fara për sistemin personalist dhe Putinist që pasoi, por ky i fundit u kristalizua vetëm prej dhe falë Putinit. Kur Jelcini dha dorëheqjen, shumë të ardhme të ndryshme për Rusinë, ishin ende të realizueshme. Trumpi ka të ngjarë të jetë një figurë e ngjashme kalimtare – një stuhi që shkund një sistem, pa i dhënë atij ende një formë të re. Dhe ndoshta do të jetë në epokën pas Trumpit, që skica e një rendi të ri botëror, duke përfshirë një marrëdhënie të re midis Rusisë dhe Perëndimit, do të fillojë të marrë formë. Periudha para kësaj do të jetë e rrezikshme, dhe ndoshta e vështirë për Europën. Në shumë drejtime, Evropa është shumë më e investuar në rendin liberal amerikan se sa vetë Amerika, dhe mbrojtja e këtij rendi, ndërkohë që Amerika e ka mendjen gjetkë, do të jetë një sfidë e vështirë
  • Do të jetë gjithashtu një kohë marrëdhëniesh të çrregullta dhe të rrezikshme të fuqive të mëdha. Paparashikueshmëria e përllogaritur e Rusisë mund të përkeqësohet nga paparashikueshmëria e vërtetë e Amerikës, por në kontekstin e ndryshimeve të mëdha globale, keqkuptimet e ndërsjella, pikëpamjet e gabuara të botës dhe qasjet e kundërta mund të çojnë lehtësisht në katastrofë.

Që Rusia është një “sfidë” për Perëndimin, kjo dihet tashmë. Vështirë se është mbajtur ndonjë fjalim politik në Perëndim, pa këtë frazë, ose diçka të ngjashme me të. Por ajo që mungon është qartësia për natyrën e sfidës. Çfarë dëshiron Rusia? A kërkon, për shembull, rikthimin e Bashkimit Sovjetik? Të fillojë një revolucion shoqëror konservator në Perëndim? Të bashkojë tokat rusisht-folëse? Të përmbyllë një marrëveshje gjeopolitike me Donald Trumpin? Të pushtojë botën? Këto çështje janë të rëndësishme. Nëse duam një fitore mbi Rusinë – ose të fitojmë Rusinë – duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë kërkon Rusia dhe pse. Keqkuptimet mund të çojnë në reagime të gabuara, dhe pastaj “fitojmë” apo jo, kjo do të varet vetëm prej fatit të verbër. Këto ditë, Perëndimi është i brishtë dhe në pozicione mbrojtëse. Europa frikësohet nga “ndërhyrja” e Rusisë në çështjet e saj të brendshme; është e shqetësuar për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO dhe për konturet e “marrëveshjes” potenciale të Rusisë me Donald Trumpin – një ide që vazhdon të rikthehet në deklaratat e Trumpit. SHBA, nga ana tjetër, është e zhytur në një diskutim emocional, rreth ndikimit të mundshëm të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Në këtë kontekst, ka kuptim të shqyrtojmë sfidat e ndryshme të paraqitura nga Rusia, të investigojmë për kuptimin e tyre të vërtetë, të pyesim nëse Trumpi mund t’i japë Rusisë atë që ajo dëshiron, si dhe të mendojmë se ku mbetet Europa, pas gjithë këtyre… Lexoni duke shfletuar më poshtë, analizën e botuar në Këshillin Europian të Marrëdhënieve me Jashtë:

[real3dflipbook id=”1459″]

Leave a Reply

Back to top button