Ja disa prej pikave kyçe të analizës së Uashingtonit, mbi lëvizjet e fundit të Shtetit Islamik:
- Shteti Islamik nuk kufizohet më që të frymëzojë dhe dëshiron të drejtojë/financojë sulmet;
- Grupi ka një kontroll strategjik, por ua lë “oficerëve” si Abbaaoud që të zgjedhin objektivat dhe të lëvizin sipas mundësive;
- Eshtë krijuar një lloj strukture për misionet jashtë vendit, gjë që të kujton shumë “operacionet speciale” të palestinezëve Habbash dhe Haddad;
- Al Adnani mund të ketë patur një rol jo vetëm në komandimin e atentatorëve të Parisit, por edhe në vënien e bombës në sulmet e Beirutit;
- Shteti Islamik ka zgjedhur një seri militantësh, shumica me origjinë perëndimore, me detyrën e krijimit të ekipeve të sulmit.
Sipas amerikanëve, qëllimi i ISIS është që të marrë edhe më shumë udhëheqjen e realitetit xhihadist, duke lënë pas kështu markën e al Kaedës. Ndonëse ka siguruar mbshtetjen e fraksioneve rajonale, ISISe sheh veten sikur shihet si shumë i lidhur me teatrin siriano-iraken. Një ofensivë atentatesh do të shërbente për të shfaqur kapacitete globale dhe kompensuar disa humbje ushtarake. Detyra i është ngarkuar Al Adnanit, 38 vjeç, për kokën e të cilit ka një çmim 5 milionë dollarë.