Analiza

Analiza e SHBA: Në 5 pika, sekretet e strategjisë së re të Shtetit Islamik

bruJa disa prej pikave kyçe të analizës së Uashingtonit, mbi lëvizjet e fundit të Shtetit Islamik:

  1. Shteti Islamik nuk kufizohet më që të frymëzojë dhe dëshiron të drejtojë/financojë sulmet;
  2. Grupi ka një kontroll strategjik, por ua lë “oficerëve” si Abbaaoud që të zgjedhin objektivat dhe të lëvizin sipas mundësive;
  3. Eshtë krijuar një lloj strukture për misionet jashtë vendit, gjë që të kujton shumë “operacionet speciale” të palestinezëve Habbash dhe Haddad;
  4. Al Adnani mund të ketë patur një rol jo vetëm në komandimin e atentatorëve të Parisit, por edhe në vënien e bombës në sulmet e Beirutit;
  5. Shteti Islamik ka zgjedhur një seri militantësh, shumica me origjinë perëndimore, me detyrën e krijimit të ekipeve të sulmit.

Sipas amerikanëve, qëllimi i ISIS është që të marrë edhe më shumë udhëheqjen e realitetit xhihadist, duke lënë pas kështu markën e al Kaedës. Ndonëse ka siguruar mbshtetjen e fraksioneve rajonale, ISISe sheh veten sikur shihet si shumë i lidhur me teatrin siriano-iraken. Një ofensivë atentatesh do të shërbente për të shfaqur kapacitete globale dhe kompensuar disa humbje ushtarake. Detyra i është ngarkuar Al Adnanit, 38 vjeç, për kokën e të cilit ka një çmim 5 milionë dollarë.

Leave a Reply

Back to top button