“Kam xhiruar me Johnny Depp vetëm në filmin “Thë Tourist”. Angelina Jolie është e bukur, por mbante qëndrimin e një dive dhe atë natë kur xhironim në Venezia, kishte pranë Brad Pitt-in. Afër kishte edhe 10 truproja që e ruanin, pra çdo gjë tipike hollivudiane që mund të imagjinoni.
Johnny Deppe ndërkohë, që ndoshta është më i aftë se ajo, është një djalë shumë i thjeshtë. Nuk kishte truproje, dhe sa herë që bënin pushime mes skenave, vinte e pinte ndonjë cigare me mua, ulur në shkallët e kishës. Këto ishin ndoshta takimet më të bukura që kam pasur ndonjëherë në jetën time.
Regjizori i filmit (Florian Henckel von Donnersmarck) vendosi më tepër pajisje në skenën e komisariatit, në mënyrë që të xhironim pa shkëputje. Kur duhet të nisja unë me rolin tim, Johnny Depp më ndihmoi. Më dha një goditje në këmbë poshtë tavolinës, për të më treguar kështu se kur duhet të nisja të flisja. Ishte një koleg fantastik për të punuar.
E dini? Aktorët e mëdhenj janë të tillë, sa më të mëdhenj janë, aq më të thjeshtë janë. Unë nuk jam i madh, ama jam i thjeshtë, ndaj dhe krijuam shpejt miqësi. Angelina Jolie është e bukur, është divë e vërtetë, por është edhe mendjemadhe. Kurse Depp, ai është si ne. Unë i përkas kësaj kategorie. Im atë ishte i thjeshtë dhe Johnny Depp është i madh pikërisht për këtë arsye. Nuk ka nevojë të vishet për t’u dukur sa aktor i madh është. Ka një ndriçim përbrenda, të mahnitshëm”. – Christian De Sica