“Unë besoj në thënien popullore: “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Eksperiencat tona, të mira apo të këqija, na bëjnë këta që ne jemi. Duke kaluar vështirësitë, ne fitojmë fuqi dhe pjekuri”.
“Pa dhimbje nuk do të kishte vuajtje. Pa vuajtje nuk do të mund të mësonim nga gabimet tona. Për të bërë mirë diçka, dhimbja dhe vuajtja janë çelësi i çdo dere dhe pa to, nuk do të kishte jetë”.
“Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk duhet të na trembin, janë ato që duhet t’i përjetojmë dhe t’i marrim nën kontroll”.
“E vërteta është se mua më pëlqen të jem e gjallë. Më pëlqen të ndihem e lirë. Ndaj, nëse unë nuk mund t’i kem këto gjëra, pra jetën dhe lirinë, do të ndihesha si një kafshë në kafaz dhe nuk do të doja të isha në kafaz. Do të preferoja më mirë të vdisja”.
“Unë kam qenë e pakujdesshme, por nuk jam kurrsesi një rebele pa arsye”.
“Ne biem në dashuri jo pasi kemi gjetur personin perfekt, por pasi kemi mësuar se si ta shohim një person joperfekt si perfekt”.
“Nëse i pyet njerëzit se çfarë kanë dashur përherë që ta bëjnë, shumica ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kjo gjë ma thyen zemrën time”.
“Njerëzit me shumë mundësi do të të thonë se po shkon në rrugën e gabuar, kur ajo është rruga që ti ke zgjedhur”.
“Ti me siguri mendon: “Nëse unë do të bëj një gabim sot, do të pendohem për të”. Unë nuk besoj tek pendimet. Mendoj se çdo gjë na çon drejt asaj që jemi dhe duhet të hidhemi përpara, të guxojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Nëse unë mendoj më tepër se njerëzit e tjerë për vdekjen, atëherë kjo tregon se unë e dua jetën më tepër nga sa e duan ata”.
“Nëse të të konsiderojnë të shëndetshme duhet të mendosh se diçka ndryshe është e gabuar, atëherë unë preferoj të jem më mirë e çmendur mendore”.
“Duaje një person, kujdesu për të derisa të ndërrosh jetë. Rriti mirë fëmijët e tu. Jeto një jetë të qetë. Bëhu një mik i mirë dhe përpiqu të jesh ai që ti je në të vërtetë. Zbulo se çfarë të pëlqen dhe bëje, pavarësisht se sa shumë mund të të mundojë”. / bota.al