Aplikacioni i ri për smartfonë kundër koronavirusit në Gjermani është shkarkuar 9.6 milion herë që kur u lancua të martën, sipas zëdhënësit të qeverisë Ulrike Demmer.
Kjo është ekuivalente me rreth 12% të popullsisë të vendit, megjithëse nuk dihet nëse disa njerëz e kanë shkarkuar atë në shumë telefona. Aplikacioni i ri i gjurmimit është krijuar për të gjurmuar me shpejtësi grupimet e reja të infeksioneve me koronavirus. Prodhuesi i softuerëve SAP dhe ndërmarrja e telekomunikacionit Deutsche Telekom ndihmuan në zhvillimin e shërbimit në emër të qeverisë gjermane.
Në vendet e tjera të botës, shumë prej këtyre aplikacioneve janë vonuar teksa qeveritë përpiqen të nxjerrin sisteme të reja komplekse në kohë rekord, dhe disa nga ato që janë nisur nuk janë duke u shkarkuar nga mjaftueshëm njerëz për të pasur një efekt domethënës. Mbretëria e Bashkuar dje hodhi poshtë aplikacionin e vet për virusin për një version të bazuar në një sistem të krijuar nga Google dhe Apple. CNN / bota.al