Thenie

Aretha Franklin, thënie të famshme nga Mbretëresha e Soul-it

E thërrisnin “Mbretëresha e Soul-it” dhe padyshim ka qenë një nga artistet më me ndikim në muzikën bashkëkohore.

E dinit se Aretha Franklin kishte një vokal prej 4 oktavash? Që ishte një pianiste autodidakte, që mësoi pa ditur të lexonte notat muzikore?

Ishte mjaft e kujdesshme me jetën prívate dhe rrallëherë fliste për jetën e saj personale, apo për vdekjen e të atit që u vra nga disa hajdutë në 1979 dhe që mbeti në gjendje kome deri në vdekjen e tij në 1984. Prifti Jesse Jackson kryesoi varrimin e tij. Sipas saj deklaratat se e ëma braktisi familjen e saj në 1948 janë një gënjeshtër. Franklinët u ndanë dhe fëmijët  jetonin me priftin Franklin, ato kalonin verën tek e ëma, deri kur vdiq zonja Franklin në 1952. Aretha mori d y doktoratura honoris për muzikën nga “Berklee College of Music” dhe universiteti i Jeillit. Për shkak të një incidenti në fluturim në vitin 1982 gjithmonë e shoqëroi një frikë për të fluturuar. Përgjatë jetës së saj ka kënduar në ceremonitë për tri presidentë amerikanë atë të Jimmy Carter-it, Bill Clinton-it dhe Barack Obama-s. Ka 44 nominime për çmimet Grammy dhe 18 fitore, 10 nga këto për interpretimim më të mirë vokal të R & B. Ka një yll në trotuarin e të famshmëve në Hollywood, është përfshirë në Sallonin e Famës së Rock and Roll, në Sallonin e Shoqatës Kombëtare për përparimet e njerëzve me ngjyrë (NAACP) si dhe në Sallonin e Apollo Theatre Legends. Në 7 shkurt 2017 ajo shpalli tërheqjen nga skena pas daljes së albumit. Muajt në vazhdim u shoqëruan me një rënie të shëndetit për shkak të kancerit në pankreas nga i cili u diagnostikua në 2010. Ja disa nga frazat e saj më të njohura:

“Gjithmonë e kam ndier se rock and roll është një muzikë shumë, shumë e shëndetshme”

“Unë u këndoj realistëve, njerëzve që pranojnë si janë”

“Jam zonja ngjitur kur nuk ndodhem në skenë”

“Të përpiqesh të rritesh të dhemb. Njeriu bën gabime. Përpiqet të mësojë prej tyre dhe kur jo, më dhemb akoma më shumë”

“Të jesh këngëtare është një dhuratë e natyrshme, do të thotë që po përdor shkallën më të lartë të kësaj dhurate që Zoti ma ka dhënë për ta përdorur dhe jam e lumtur me këtë”

“Besimi im ka qenë dhe gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për mua”

“Në momentin që zgjohem, para se të vë makiazh them një lutje të vogël për ty”

“Nëse një këngë është diçka që kam përjetuar ose që mund të më ndodhë mua, është e mirë, por nëse është e largët për mua, unë nuk mund t’i jap asgjë asaj, sepse tek e fundit ky është soul-i”

“Do të bëj një gospel historik dhe t’i them Jezusit se nuk mund ta mbaj këtë barrë e vetme”

“Gjithmonë do të jem duke kënduar diku”

“Muzika ndryshon dhe unë do të ndryshoj me të”

“Soul-i është kostant. Eshtë kulturor. Gjithmonë do të jetë aty në shije dhe shkallë të ndryshme”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button