Arkeologët kanë identifikuar vendndodhjen e 11 qyteteve të humbura, në sajë të një tabele balte 4,000-vjeçare, e krijuar nga tregtarët e lashtë në Perandorinë Asiriane.
Tabletat u zbuluan në Turqinë e sotme, në një qytet të lashtë të njohur si Kanesh. Pllakat e baltës tregojnë detaje të tregjeve nga mbretëria e Asirisë, raporton Uashington Post.
Përkthimi i kujdesshëm i teksteve antike ka zbuluar diçka që arkeologët kurrë nuk e kishin pritur: Vendndodhjet e qyteteve të lashta që kanë humbur prej kohësh nën rëra.
Shkruar në shkrimin e lashtë kuneiform – të zhvilluar nga Sumerianët e lashtë – pllakat detajojnë një sërë transaksionesh biznesi, llogari, vula, kontrata, dhe madje edhe çertifikata martesore.
Siç raportohet, zbulimi ka potencialin për të ndryshuar kuptimin tonë për Perandorinë e lashtë asiriane.
Pas deshifrimit dhe mbledhjes së të gjithë informacionit, studiuesit filluan të përshkruanin vendet e mundshme të përmendura në pllakat e baltës: të dhënat tregojnë distancën midis qyteteve të Mesopotamisë të zbuluara tashmë nga arkeologët, nga ata që nuk i kanë gjetur ende.
Pllakat e lashta të baltës kanë zbuluar se Kaneshi, dikur një vendbanim i vogël tregtar, përfundimisht u bë një nga vendet më të rëndësishme tregtare të rajonit.
Tabletat ofrojnë një udhëtim në të kaluarën, pasi ato detajojnë se si qyteti i Kaneshit ishte një “ekonomi e lulëzuar e tregut”.
Pllakat e argjilës kanë ndihmuar zbuluesit për të zhvilluar një mënyrë inovative për të identifikuar vendndodhjet e qyteteve të lashta.
Të dhënat e lashta kanë lejuar ekspertët të zhvillojnë të ashtuquajturin “modeli i gravitetit strukturor”, i cili ofron një vlerësim se ku mund të gjenden qytetet e humbura. / Bota.al