Motivuese

Arrin ta rrëfesh historinë e jetës tënde, pa qarë?

Sa herë jemi ndierë të pakënaqur apo të trishtuar për një periudhë të caktuar të jetës sonë? Ka momente, situata ose ngjarje që lënë një mbresë të pashlyeshme: ne e shohim botën në të zezë dhe nuk mund të gjejmë zgjidhjen e problemeve tona, ne mbyllemi në vete dhe nuk dëgjojmë këshillat e njerëzve që duam.

Këto situata lindin nga vështirësi të ndryshme: një histori dashurie që përfundoi keq, një dështim pune, një dështim personal dhe shumë më tepër. Duhet shumë pak për të shkaktuar një reaksion zinxhir të negativitetit dhe mendimeve obsesive, në lidhje me atë “vend të zi” në jetën tonë.

Kur përpiqemi të përpunojmë këtë humbje, mendja jonë reagon dhe, ngadalë, plaga shërohet dhe nuk nxjerr më gjak. Fundi i një dashurie, për shembull, mund të nënkuptojë një ndryshim rrënjësor të jetës për secilin prej nesh, sepse të vërtetat që na duken si një goditje që lë pa frymë, na bëjnë të mendojmë se nuk është e lehtë për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme. Ne e gjejmë veten të vetmuar, të braktisur dhe të detyruar që të fillojmë një jetë të re, që ndonjëherë as nuk e kemi imagjinuar.

Sa i përket dështimit personal dhe jo të lidhur me një person tjetër, shërimi nga dhimbja është edhe më i vështirë: jemi vetëm ne dhe problemi ynë. Nuk ka një person të tretë që mund të na ndihmojë të ndryshojmë situatën, nëse nuk e bëjmë vetë dhe me vullnetin tonë. Kur jeta na ballafaqon me një sfidë të cilën nuk jemi në gjendje ta përballojmë, menjëherë ndjehemi të demotivuar.

Pastaj ndodh magjia. Nga një ditë në tjetrën menjëherë ndjehemi më reagues dhe luftojmë demonin me forcë dhe këmbëngulje. Dhe aty, si një zinxhir pozitivizmi, gjithçka duket më e ndritshme dhe më e lehtë. Si mund ta kuptojmë se kemi dalë më në fund nga periudha jonë “blu”? Mjafton një provë e thjeshtë: përpiquni të flisni për atë që ju bën të vuani me dikë që doni, shprehni të gjitha ndjenjat tuaja dhe nëse lotët nuk e lagin fytyrën tuaj, kjo do të thotë se rritja ka mbaruar.

Të qarët është një veprim i pavullnetshëm dhe është shumë i lidhur me sferën tonë psikologjike: kur flasim për diçka që na bën të ndihemi shumë keq dhe është më e fortë se ne, shpërthimi në lot është instiktiv dhe i pashmangshëm. Kur ndalojmë së bëri këtë, kjo është një shenjë e mirë: kjo do të thotë që mbresa jonë nuk është më aq e keqe, se është shëruar ose është gati të shërohet, dhe se së shpejti mund të fillojmë të ndihemi mirë për veten dhe për të tjerët.

Nuk ka kohë të përsosur: secili prej nesh ka kohën e vet, dhe këto zgjasin gjithashtu sipas shkallës së dhimbjes që ndiejmë. Ka njerëz më të brishtë dhe të tjerë më të fortë, por një gjë është e sigurt: mbeten shenja, por ato nuk lëndojnë përgjithmonë. Mundohuni të gjeni bukurinë në atë që keni kaluar dhe ta ktheni atë në karburant për të ardhmen tuaj: një jetë plot me gjëra të mrekullueshme ju pret. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button