Enciklopedike

Arsyeja e vërtetë, pse u ndërtua Luvri në Paris

Në shekullin e 12, Franca u pushtua nga të gjitha anët nga armiqtë. Në jug, morët kishin pushtuar pjesë të mëdha të Spanjës. Kryqëzata e tretë ishte duke u zhvilluar në Tokën e Shenjtë, por perëndimi i Francës ishte nën sundimin e Riçard Zemërluanit të Anglisë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, vikingët, pavarësisht nga konvertimi në krishtërim, nuk kishin hequr dorë nga bastisjet e tyre.

Ç’të bënte Mbreti Filip me të gjitha plaçkën e tij?

E thjeshtë. Të ndërtonte një kështjellë gjigande në mes të Parisit. Deri në kohën e përfundimit të punimeve në vitin 1202, Luvri strehonte të dhënat dhe thesarin e mbretërorëve për 70 vjet ose më shumë.

Megjithëse u prish shumë kohë më parë në favor të kështjellave edhe më të mëdha dhe, më vonë, një dyqani dhuratash ku mund të blini një unazë me pamjen e një vajze që buzëqesh pak, Luvri u ngrit fillimisht vetëm për luftime. Vendi u bë bazë për brezat e mbretërve francezë, që të niseshin në drejtime të ndryshme, për të vrarë njerëz. Tres bon (“Shumë mirë”). / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button