Komplote

Arti abstrakt, arma e fshehtë e CIA-s kundër komunistëve

artiAgjentët e Inteligjencës amerikane e kuptuan se komunizmi ishte një betejë kulturore. Shumë prej artistëve përfaqësues të Ekspresionizmit amerikan u rekrutuan në fshehtësi nga agjentët e Shërbimit sekret. Disa prej tyre njiheshin publikisht si simpatizantë të ideve komuniste
A ishte me të vërtetë arti abstrakt arma sekrete e amerikanëve gjatë Luftës së Ftohtë?
Përgjigja është Po! Edhe pse deri tani pak njerëz e njohin historinë e jashtëzakonshme, duket gati-gati e pabesueshme të përfytyrojnë CIA-an që sillet si një princ i Rilindjes italiane, ose si një Papë që promovon artin abstrakt për të mposhtur sovjetikët dhe artin e tyre të Realizmit socialist që kishte zënë si në kurth të gjithë intelektualët, përfshi dhe artistët perëndimorë që besonin tek komunizmi.
Ishte vitit 1995 kur gazetari britanik, Frances Stonor Saunders publikoi rezultatet e një hulumtimi në “Lufta e Ftohtë e Kulturës”, bazuar në të dhëna që kishte siguruar nga disa ish-udhëheqës të CIA-s, të cilët kishin ideuar operacionin. Ishin pikërisht ata që e krahasonin veten  me princërit dhe papët italianë të Rilindjes: “Duke ruajtur anonimatin, ne jemi papët e maskuar”.
Por, nëse nuk do të ishte papa, nuk do të kishim Cappela Sistina, Rafaelo dhe Mikelanxhelo. Dhe pa CIA-n, nuk do t’i njihnim Jackson Pollock, Williem de Kooning, Mark Rothko dhe të gjithë artistët modernë që u “importuan” në Nju Jork, në qytetin botëror të artit, duke lënë në hije Parisin.
Kush ishte “papa” i tyre?
Dhe cili ishte qëllimi?
Të mposhtnin rusët duke bërë për vete intelektualët sipas konceptit të Antonio Gramsci: kush ka në anën e tij intelektualët, artistët, gazetarët, e fiton luftën e komunikimit.
Intelektualët europianë gjatë dhe pas luftës, sidomos ata italianë dhe francezë, kishin kaluar nga krahu i bllokut komunist. Në Itali, kyJackson Pollock “emigrim” ishte bërë thuajse në bllok. Të gjithë kërkonin të “fshinin” të kaluarën fashiste. Vetëm Carlo Levi kish qenë qysh në fillim antifashist. Anëtarësimi në Partinë Komuniste ishte aq masiv sa u bë problem për Sekretarin e Partisë Komuniste italiane, Palmiro Togliatti.
Antonello Trombadori, kritik arti i partisë, u caktua me detyrën që të kontaktonte artistët me bindje komuniste të bisedonte me ta me qëllim krijimin e një alibie që bënte ndarjen nga ideologjia fashiste.
E njëjta skenë po ndodhte edhe në Francë. Intelektualë, artistë dhe gazetarë po përkrahnin idetë komuniste. Ky “transferim” masiv i intelektualëve ndaj ideve komuniste vuri në alarm CIA-n që në fillimet e lindjes së kësaj lëvizjeje në vitin 1947.
Pjesa më e madhe e drejtuesve të saj ishin të majtë, paçka se jo komunistë. Thuajse të gjithë vinin nga OSS (Zyra e Shërbimeve Strategjike), krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej agjentëve të kësaj zyre kishin qenë vullnetarë në Luftën e Spanjës si luftëtarë republikanë të brigadës Lincoln. Kishte mes tyre dhe artistë goxha snobë. Ernest Hemingway ishte një prej tyre- kështu, inicialet OSS u përkthyen me ironi si “Oh! Soaiclae pra”, njësoj si të thuash: Oh! Pra radikal-shik!
Duhet të kemi parasysh se në SHBA, Partia Komuniste amerikane ishte një realitet krejt i papërfillshëm. Deri në vitet ’30 kjo parti kishte rekrutuar shumicën e shkrimtarëve dhe kineastëve, të cilët në linjën e tyre ishin kundër Moskës në periudhën e turpshme të aleancës mes Hitlerit dhe Stalinit në vitin 1939 dhe akoma më shumë ndaj komunistëve francezë që akuzoheshin se ishin bërë pjesë e paktit.
Pjesa më e madhe e piktorëve amerikanë që CIA kishte projektuar që t’i promovonte, si Jackson Pollock, Rothko, Arsthile, Gorki dhe gjithë të tjerët, ishin deklaruar pak a shumë hapur se kishin bindje komuniste, shpesh shiheshin si antiamerikanë dhe rrjedhimisht simpatizantë të Bashkimit Sovjetik.
Disa prej tyre me siguri që do ishin tërbuar nga inati nëse do ta dinin se Shërbimi sekret kishte si synim “modelimin” si kavie lenin-villageantikomuniste. Pikërisht mes këtyre piktorëve CIA peshkoi “mostrat” që të krijonte idenë e SHBA-së si vend i lirisë së artistit. E kundërta e saj ishte me pak fjalë Bashkimi Sovjetik (dhe simotrat e saj europiane), vendi ku arti abstrakt shpërfillej e për më tepër persekutohej.
Megjithatë, edhe në “shtëpinë” e tyre piktorët abstraktë nuk gëzonin reputacion të mirë. Shiheshin me tallje, trajtoheshin si dembelë joprofesionistë dhe krejt papritur e panë veten duke ecur me shpejtësi në autostradën e shtruar vetëm për ta, me destinacion MoMA (Muzeun e Artit Modern) dhe Whitney Muzeum of American Art.
Por më shumë ata ishin programuar të promovoheshin jashtë Amerikës, veçanërisht në Europë: u prezantuan në Bienalen e Venecias, e më pas në atë të Londrës dhe çdo herë që ktheheshin ishte parashikuar për ta një tjetër udhëtim. Për shpenzimet e mëdha gjendej një manjat miliarder që i nxirrte si sponsorizim nga xhepi i tij. Një nga këta manjatët ishte Nelson Rockefeller, i cili kur i referohet MoMA-s, muzeut të artit modern e “Mom museum”, Muzeu i Mamasë, duke qenë se mamaja e tij kishte qenë një nga katër themeluesit e zellshëm të muzeut. Rockefeller hiqej sikur i nxirrte nga xhepi i tij paratë, por në realitet ato ishin fonde që dilnin nga CIA. Agjentët ose ish-agjentët e rangut më të lartë si William Paley dhe John Hay Whitney infiltroheshin në bordet e MoMA-s. Tom Braden, një njeri i rëndësishëm në korridoret e CIA-s ishte sekretar ekzekutiv i MoMA-s deri në vitin 1949.
Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste sovjetike ndërmori një fushatë të egër kundër pikturës me frymë moderne, duke e etiketuar si art të degjeneruar (siç kish ndodhur në Gjermaninë e Hitlerit), me frymë borgjeze dhe dekadente. Komunistët arritën deri aty sa fyenin publikisht komunistin Pablo Pocasso për tablonë e tij të famshme Guernica.
Në njërën anë, në SHBA senatori Mccarthy filli gjuetinë e shtrigave ndaj artistëve që dyshoheshim si simpatizantë të ideve komuniste, nga ana tjetër në Moskë, Andrei Aleksandroviç Zhdanov kish nisur gjuetinë e tij të shtrigave ndaj artit modern.
E gjithë historia është dokumentuar dhe publikuar në vitin 1995 nga gazetari britanik
Frances Stonor Saunders, i cili botoi atë vit një artikull me titull “Arti modern, një armë në duart e CIA-s”. Hetimi u rigjallërua përsëri në vitin 1998 nga James Petras, i cili shkroi në
“Monthly Review”, revista më prestigjioze marksiste botuar në gjuhën angleze.
Në shkrimin e tij, Petras argumentonte se shumë intelektualë ishin rekrutuar nga CIA dhe paguheshin prej saj. Kur të rekrutuarit ngrinin krye duke pretenduar se ishin mashtruar, Tom Braden u gjente pikën e dobët duke ua bërë të qartë se nga vinin paratë. Por, përveç disa mosmarrëveshjeve, gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Gjatë kësaj periudhe CIA mbështet hapjen e disa periodikëve, mes të cilëve dhe Encounter, themeluar nga poeti Stephen Spender në bashkëpunim me gazetaren Irving Kristol, qëllimi i së cilës ishte promovimi i shkrimtarëve, skulptorëve, muzikantëve, këngëtarëve, kompozitorëve, shfaqjeve të ndryshme artistike. Po kështu mbështeti dhe organizoi edhe turneun e gjatë të Louis Armstrong dhe këngëtarë të tjerë me ngjyrë në turne europiane për të “korrigjuar” imazhin e një vendi me konflikte racore. Por piktorët ishin më të përkëdhelurit; merrnin pjesë në bienalet më të rëndësishme, ekspozonin thuajse në qendrat më të mëdha të artit në Europë.
Gjithçka kushtonte një thes me para, por agjencia i shihte këto para si shpenzime të domosdoshme. Politika e Shërbimit sekret amerikan, përveçse me kosto të lartë ishte gjithashtu e zgjuar dhe e rafinuar. Pjesë e saj ishin intelektualë të edukuar në shkolla të mira dhe me dije të thelluara.  CIA, në fakt ka vepruar si një papë i madh i Rilindjes, por në fshehtësi. Dhe në fund fitoi. Ekspresionizmi abstrakt është një ndër tendencat më të rëndësishme të shekullit XX, ndërsa arti i Realizimit socialist sovjetik është tashmë thjesht një kuriozitet historik. /Marre nga MAPO.AL/

Leave a Reply

Back to top button